fbpx

Vlerësimi

Vlerësimi i nxënësve

Shkolla Zenit ofron teste të standardizuar për të vlerësuar të arriturat e nxënësve. Të arriturat e nxënësve vlerësohen përmes testeve tradicionale, projekteve të ndryshme, kuizeve, angazhimit në klasë si dhe aktiviteteve tjera në klubet të cilat janë aktive në shkollë. Testet janë të ndara në dy kategori, në kategorinë e testeve bazë,  ku hyjnë matematika, gjuha shqipe, gjuha angleze, teknologjia, lëndët shkencore dhe lëndët shoqërore. Në kategorinë e dytë, hyjnë arti, muzika,  edukata fizike dhe  sportet ujore.  Në shkollën tonë praktikohet Java e testeve dhe vlerësimi kryesor i nxënësve  del prej  saj. Brenda një viti shkollor janë të planifikuara katër javë të testeve. Gjatë javës së testeve secila klasë brenda ditës i nënshtrohet testit në dy lëndë mësimore. Këto teste kanë numër më të madh të pyetjeve dhe përgaditen me kujdes dhe përkushtim nga mësimdhënësit tanë. Testet bazë mbahen në sallat e hapura ku nxënësit janë në mbikëqyrjen e mësimdhënësve dhe nën vëzhgimin e kamerave. Java e testeve është një javë solemne ku nxënësit jo vetëm shpalosin dijet e fituara por edhe mësojnë kulturën e testimit sipas standardeve evropiane.

Në shkollën tonë testeve u kushtohet rëndësi e veçantë sepse ato janë tregues i punës sonë dhe matës i arritjeve të nxënsëve. Testet janë edhe një mundësi e mirë për identifikimin e pikave të forta dhe të dobta të nxënësve  veç e veç dhe në nivel të shkollës.

Pas secilës Javë të testeve analizohet suksesi i nxënësve dhe zgjidhen nxënësit të më mirë, të cilët marrin lavëdata dhe motivohen në mënyra të ndryshme.

Detyrat e shtëpisë

 Këtë vit shkollor  në Zenit kemi dizajnuar fletoren e detyrave të shtëpisë, të ndarë në muaj, javë e ditë, ku  nxënësit mbajnë shënim detyrat që u jipen nga mësimdhënësit dhe afatin e dorëzimit të tyre. Kjo fletore kontrollohet nga prindi, mësimdhënësit dhe kujdestarët e klasëve. Kjo është një praktikë e mirë për nxënësit dhe një e mundësi e mirë që edhe prindërit të jenë të informuar me punën që bëhet në shkollë. Gjithashtu kjo ndikon në përmirsimin e performancës së nxënësve dhe në funksionimin e mirëfilltë brenda trekëndëshit mësimdhënës- nxënës- prind.