fbpx

Vlerësimi

Shkolla Zenit tash e disa vite ofron teste të standardizuar për të vlerësuar të arriturat e nxënësve. Të arriturat e nxënësve vlerësohen përmes testeve tradicionale, projekteve të ndryshme, kuizeve, angazhimit në klasë si dhe aktiviteteve tjera në klubet të cilat janë aktive nëshkollë. Testet janë të ndara në dy kategori, në kategorinë e testeve bazë, hynëmatematika, gjuha shqipe, gjuha angleze si dhe lëndët shkencore. Në kategorinë e dytë, hynëarti, muzika, teknologjia, edukata fizike, sportet ujore  si dhe lëndët tjera që përfshijnë fushat e mbetura.

Mësimdhënësit kanë për detyrë të krijojnë teste për të matur njohuritë e nxënësve të tyre  në lëndë të caktuara dhe për të matur aftësive e të menduarit kritik të nxënësve. Këto teste përdoren për të vlerësuar ecurinë nëmësimetë nxënësve, rritjen e nivelit të njohurive dhe arritjet akademike në fund të një periudhe kohore (gjysmë-vjetor, fundvit shkollor, test i përgjithshëm akumulues).

Testet  përdoren për të përcaktuar nëse nxënësit kanë mësuar atë se  çfarë është pritur prej tyre, ose për të matur nivelin se deri ku kanë arritur të përvetësojnë lëndën mësimore.

Ne kemi identifikuar katër pika kyçe të testeve, të cilat ne i përdorim për të matur njohuritë e nxënësve dhe për të gjetur forma për ti motivuar që të arrijnë rezultate të larta akademike në vitet e mëvonshme. Këto katër shtylla janë:

  1. Vlerësimi i njohurive të marra nga nxënësit
  2. Identifikimi i pikave të forta dhe të dobëta të nxënësve
  3. Matja e efikasitetit të nxënësve
  4. Motivimi i nxënësve duke ju atribuuar meritat për të arriturat e tyre akademike
  5. Vlerësimi i njohurive të marra nga nxënësit

Qëllimi i  testimit në klasë është vlerësimi i asaj që nxënësit kanë mësuar pas përfundimit të një mësimi ose njësie. Kur testet në klasë janë të lidhura me objektivat e mësimit me shkrim, në mënyrë efektive, një mësues mund të analizojë rezultatet për të parë se ku shumica e nxënësve kanë bërë mirë ose kanë nevojë për më shumë punë. Këto teste janë gjithashtu të rëndësishme gjatë diskutimit të përparimit të nxënësve në konferencat prind-mësues.

  1. Identifikimi i pikave të forta dhe të dobëta të nxënësve

Një tjetër përdorim i testeve në nivel shkolle është të përcaktojë pikat e forta dhe të dobëta të nxënësve. Një shembull efektiv i kësaj është kur mësimdhënësit përdorin teste fillestare në fillim të njësive në mënyrë që të kenë të qartëatë që nxënësit tashmë e dinë dhe të kuptoj se ku ta përqendrojnë mësimin. Më tej, stili i të mësuarit dhe testet e shumëfishtë të inteligjencës ndihmojnë mësuesit të mësojnë se si t’i plotësojnë më së miri nevojat e nxënësve të tyre përmes teknikave mësimore.

  1. Matja e efikasitetit të nxënësve

Testet e standardizuara kanë për qëllim të matin përvetësimin e nxënësve në njësi të ndryshme mësimore, dhe të bëhen krahasime me nxënësit e gjeneratave të kaluara apo edhe me shkolla të tjera. Këto teste kanë për qëllim të matet performanca e nxënësve në mënyrë të drejtë dhe të saktë, duke ju dhenë kohë mësimdhënësve që të bëjnë ndryshimet e duhura që nxënësit e tyre të arrijnë të njëjtin nivel të edukimit me moshatarët në shkollat tjera në vend.

  1. Motivimi i nxënësve duke ju atribuuar merita për të arriturat e tyre akademike

Testet pos që kanë për qëllim identifikimin e progresit të nxënësve në marrjen e njohurive në shkollë, ka edhe për qëllim vlerësimin apo dhënien e meritave për të arriturat akademike të nxënësve. Dhënia e meritave për nxënësit ndikon drejtpërdrejtë në motivin e tyre, duke i bërë nxënësit që edhe më shumë të mësojnë, sepse e dinë që të arriturat e tyre do të lavdërohen nga shokët/shoqet e klasës, mësimdhënësit, si dhe stafi i shkollës. Dhënia e shpërblimeve (jo-materiale) tek nxënësit ka ndikim të drejtpërdrejtë në motivimin e tyre edhe më të madh për të arritur rezultate edhe më të lakmueshme akademike.

Notat e nxënësve janë të vlerësuara me notën maksimale (5 – pesë) dhe më e ulëta  (1 – njësh)

Detyrat e shtëpisë

Nxënësit janë të obliguar që detyrat të cilat i’u janë dhenë nga mësuesja/si si detyrë në shtëpi ti bëjnë dhe në orën pasuese mësimore të vijnë të përgatitur, çdo veprim ndryshe do të ndikoj në performancën e nxënësit dhe do të njoftohen prindërit në kohë

Nëse jeni duke konsideruar që fëmiu juaj të vazhdojë shkollimin në Zenit, ju lusim të na vizitoni për të kuptuar eksperiencën që ne kemi ndërtuar.