fbpx

Shkolla Zenit

Shkolla Zenit është themeluar në vitin 2009  në kampusin e ndërtuar në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës. Përgjat historisë së punës, Zeniti qëndron si një nga shkollat lidere në Kosovë, dhe vazhdon të ofrojë edukim stimulues gjithpërfshirës.

Zeniti është shkollë 12 vjeçare me rreth 125 nxënës. Fëmijët tanë fillojnë aventurën nga mosha 6 vjeçare dhe vazhdojnë deri në diplomim të shkollës së mesme. Modeli ynë i edukimit është bashkëkohor, largëpamës e i hapur për mundësi të reja të mësimdhënies dhe të të mësuarit. Tradita vazhdon të jetë e rëndësishme, por vullneti për të bërë ndryshime inovative konfirmon misionin e shkollës.

Ne ofrojmë program të shkëlqyer në aktivitete te ndryshme dhe në sport duke iu mundësuar fëmijëve një hapësirë të mbrojtur ku ata do mund të identifikojnë aftësitë e tyre personale.

Ne mirëpresim fëmijë të talentuar të të gjitha etniciteteve dhe ofrojmë ndihmë financare ( deri 100% të shkollimit).

Nëse jeni duke konsideruar që fëmiu juaj të vazhdojë shkollimin në Zenit, ju lusim të na vizitoni për të kuptuar eksperiencën që ne kemi ndërtuar.