fbpx

Procedura

Ndihuni të lumtur që keni zgjedhur pikërisht Shkollën Fillore dhe të Mesme “Zenit” për edukimin e fëmijëve tuaj.

(Klasa I-IX)

Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë nxënësit e moshës 6-15 vjeç, të cilët i kanë aftësitë për vijimin e shkollimit të rregullt.

Shkolla Zenit nuk diskriminon në bazë të racës, gjinisë, identitetit kombëtar apo etnik, fesë etj.

Për të regjistruar një nxënës në shkollën tonë, prindi/ kujdestari ligjorë  duhet të paraqesë këto dokumente:

  • Formulari i Regjistrimit ( i cili merret në kopje fizike në lokalet e shkollës )
  • Çertifikatën e lindjes së fëmijës
  • Dokumente që vërtetojnë identitetin e prindit / kujdestarit ligjorë
  • Fletëkalimi nga shkolla  ku nxënësi ka mbaruar klasën paraprake (vlen për nxënësit që regjistrohen në klasat  II-IX ).

Regjistrimi i nxënësve të rinjë vazhdon deri  në fillimin e vitit të ri shkollor (respektivisht plotësimin e vendeve të lira).

(Klasa X-XII)

Të drejtë regjistrimi në klasën X-XII kanë të gjithë nxënësit e moshës nën 17 vjeç,  të cilët kanë përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm të ulët dhe nuk kanë bërë ndonjë shkelje të rëndë disiplinore në shkollat paraprake.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i Regjistrimit (i cili merret në kopje fizike në lokalet e shkollës)
  • Dëftesa për përfundimin e shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët
  • Çertifikatën e lindjes së fëmijës
  • Dokumente që vërtetojnë identitetin e prindit / kujdestarit ligjorë