fbpx

Kurrikulumi

Plan-program që ka në fokus nxënësit

Planifikimi i mësimit për secilën lëndë bëhet në përputhje me moshën, aftësitë si dhe kërkesat e nevojat e nxënësve. Mësimi zhvillohet në kabinete përkatëse për secilën lëndë. Kabinetet janë të pajisura me kompjuter, projektor dhe mjete tjera moderne sipas kërkesës së lëndëve. Kjo është një përparësi si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit dhe bënë që mësimdhënia dhe mësimnxënia të jënë shumë më atraktive.

Identifikimi i fushave, që nxënësve u interesojnë më shumë është një nga prioritetet tona. Ne përpiqemi që t’i motivojmë ata të zhvillojnë mendimin  kritik, të jenë inovatorë , tolerant dhe të lirë për t’i shprehur  mendime dhe idetë e tyre.

Përveç lëndëve të obligueshme, që mbahen nga ora 9: 00 deri në orën 14:00, gjashtëdhjet minuta në ditë janë ndarë për klube të ndryshme dhe orë plotësuese. Si për  klube ashtu edhe për orët plotësuese së pari merren parasysh kërkesat e nxënësve të cilat pastaj diskutohen veç e veç edhe në Këshillin e arsimtarëve, për të parë nevojat, arritjet dhe talentin e secilit nxënës.

Gjuhë shqipe

Gjuha dhe letërsia shqipe e klasës së gjashtë u ofron nxënësve njohuri të përgjithshme për gjuhën e shkruar dhe të folur, komunikimin dhe drejtshkrimin. Planprogrami përfshin letximin letrar dhe gjuhën shqipe-gramatikën. Në lexim letrar përfshihen tregime, poezi, pjesë dramatike, kuriozitete nga autorë shqiptar e të huaj. Ne kuadër të leximit letrar hyjnë edhe librat e parapara për lexim dhe analizë (një libër në muaj). Të gjitha llojet letrare të parapara me planprogram lexohen me kujdes, analizohen dhe komentohen, duke synuar njohjen e lojjeve letrare, temës, ndërtimit të personazheve dhe figurave stilistike.

Në pjesën e gramatikës mësojmë komunikimin, prezentimin, paraqitjen e ndjenjave, mendimeve, dëshirave, vërejtjeve, argumentimin e mendimeve, që kanë të bëjnë me komunikimin dhe mënyrën e drejt të sjelljes dhe pjesën e mofrfologjisë dhe sintakës ku hyjnë: Fjalija dhe llojet e saj; Përbërësit e jalisë, Funksionet e fjalisë;Kryefjala, Kundrinori, Rrethanori; Ndërtimi i fjalës, rrënja, parashtesa dhe prapashtesa; Grupi emëror, emri, përcaktorët e emrit; Fjalia e përbërë me bashkërenditje dhe fjalia e përbërë me nënrenditje.

Gjuhë angleze

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Art muzikor

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Gjuha e dytë e huaj

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Art figurativ

Arti Figurativ I Klases ne VI-të permban disa gjera me konkrete  na meson se si Ndahet Artit Figurative dhe Deget e saj

Libri permban edhe Ilustrime me fotografi qe ju ndihmon shum nxenesve per ta kuptuar me mire materalin .

Fillimishte ne kete liber mesojme se Arti lidi nga Natyra , gjithashtu Aplikimin e artit ne jeten e perditshme .

Deget e artit Figurative :
– Vizatimi

– Piktura

– Skulptura

– Grafika

– Skenografija

-Fotografija Artistike

– Dizajni

Matematikë

Matematika si fushë dhe lëndë mësimore, në klasën e gjashtë siguron bazën për zhvillimin e njohurive, shprehive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave. Ajo u mundëson nxënësve të përmbushin me sukses nevojat dhe interesat e tyre, të zhvillojnë personalitetin dhe potencialin e tyre në zhvillimin intelektual dhe formimin e personalitetit për të qenë të suksesshëm në përballje me sfidat e të jetës dhe integrimit në shoqëri. Nxënësit e kësaj klase vijnë nga mjediset e klasës fillore dhe me përvoja të ndryshme që lidhen me zhvillimin e të gjitha lëndëve prej një mësimdhënësi. Për këtë është e rëndësishme që programi i Matematikës dhe qasja e mësimdhënësit të sigurojë një shumëllojshmëri mundësish të të nxënit. Kjo arrihet përmes materialeve të mira mësimore, me metodologji të larmishme të mësimdhënies, me angazhim të përhershëm për zhvillimin e aftësive të nxënësve. Tërë kjo ka synim që nxënësit të fitojnë njohuritë e nevojshme dhe të kuptojnë marrëdhëniet sasiore, hapësinore dhe modelet në fenomene të ndryshme në natyrë, shoqëri dhe në jetën e përditshme si dhe zhvillimin e të menduarit logjik, kritik, analitik dhe abstract.

Biologji

Lënda “Biologjia 6” është vazhdimësi e lëndës “Njeriu dhe natyra”. Kjo lëndë në klasën e gjashtë ju ofron nxënësve njohuritë elementare për biologjinë, ndërtimin dhe fiziologjinë e qelizës, përdorimin e mikroskopit, kategoritë sistematike, virusët, bakteret, algat, kërpudhat, likenet, fiernat, ndërtimin e organeve bimore, bimët farëveshura dhe farëzhveshura. Të gjitha këto njësi mësimore përmbajnë figura dhe ilustrime me qëllim që nxënësi të analizojë, të krahasojë dhe të kuptojë më lehtë njësitë mësimore. Për realizimin me sukses të lëndës, përveq tekstit shkollor është e nevojshme të shfrytëzohen fletoret e punës, enciklopedi, fotografi, modele, përgatisin terrariume, burimet e ndryshme në internet, të shohin dokumentar dhe filma që i përshtaten njësisë mësimore dhe  moshës së nxënësve. Gjithashtu puna praktike në kabinet, dalja në natyrë, mbledhja e bimëve për ta përgatitur herbariumin i kompletojnë njohuritë e fituara dhe ngrisin vetëdijen dhe përgjegjësin e nxënësit për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit jetësor.

Fizikë

Lënda e fizikës për klasën e gjashtë është hartuar mbi bazat e lëndës njeriu dhe natyra. Interpretimet e dukurive natyrore dhe ligjet e tyre këtu bëhen në nivel pak sa më të lartë shkencor, në nivel që i përshtatet moshës dhe aftësive psiko-fizike të nxënësve të kësaj klase. Këtu nxënësit fitojnë njohuritë elementare të dukrive fizike, siç janë: trupat dhe vetitë e tyre, lëvizjet e trupave, veprimi i trupave, forca, puna, energjia, nxehtësia, dukuritë elektrike dhe magnetike.

Nëpërmjet lëndës së fizikës nxënësit njihen me rolin e njeriut në ndërrimin, shfrytëzimin dhe zotërimin e natyrës dhe të ligjeve të saja. Ata formojnë qëndrim të drejtë ndaj ruajtjes së mjedisit jetësor, ndaj kursimit të energjisë dhe fitojnë bazë të mirë për njohjen edhe të dukurive dhe të ligjeve të tjera të cilat mësohen në lëndët e tjera, si kimi, biologji, matematikë etj.

Histori

Nëhistorinë e klasëssë 6-të,nxënësit mësojnëprejparahistorisë e derinëshek.XI pas Krishtit.Kjoperiudhëpërfshinëhistorinë e kohëssëvjetërdhemesjetën e hershme.Informacionetqëofrohennëklasën e 6-të do t’iushërbejnënxënësvesinjohuriparaprakedhe do t’iundihmojnënëthellimin e dijevenëvitetvijuesetëshkollimit.Mëposhtëjanëparaqiturkapitujtënëpërtëcilatjanëklasifikuarmësimet.

Kapitulli I:Hyrjenëlëndën e historisë/Cfarëstudionhistoria?

KapitulliII:Periudhaparahistorike

KapitulliIII:Lindja e Lashtë

KapitulliIV:Popujt e lashtëtëBallkanit

Kapitulli V:Greqia e Vjetër

KapitulliVI:Maqedonia e Lashtë

KapitulliVII:Roma e vjetër

KapitulliVIII:Iliria

KapitulliIX:Mesjeta e hershme

Kapitulli X:Bizanti,Arbërit,Arabët

KpitulliXI:Sllavët e jugutnëMesjetën e hershme

Gjeografi

Gjeografia e klasës së 6,i jep nxënësave një kuptim të përgjithëshme për Tokën,lëvizjën e saj dhe gjithësin ,atmosferën dhe dukurit e saj,hidrosferën,atmosferën,popullsinë dhe ekonomin e Botes

Në permbajtje përfshihet ky koncept:Gjeografia,shkencë bashëkohore dhe lëndë mësimore,forma dhe madhësia e Tokës,veprimi i gravitetit të Tokës,Toka dhe gjithësia,lëvizja e Tokës rreth boshtit të vet,rrotullimi i Tokës rreth Diellit,mosbarazimi i ditës dhe natës,stinet e vitit,brezat e ngrohtësis,llogaria e kohës,kufiri i datës

Paraqitja e sipërfaqes së Tokës ne glob dhe hartë,përcaktimi i pozitës së nje vendi në Tokë,globi dhe harta,projeksionet,leximi dhe perdorimi i hartave.

Përberja dhe ndërtimi i Tokës,ndertimi i relievit të Tokës,lëvizjet epirogjene dhe orogjene,vullkanet dhe termetet.

Roli i relievit në jetën dhe veprimtarin e njerëzve,atmosfera,temperatura e ajrit,presioni atmosferik,hidrografa,biosfera.

Popullsia në botë,numri dhe dendësia e popullsisë,shtimi natyrore,migrimet e popullsisë.

Republika e Kosovës,pozita,kufijtë dhe madhësia

Edukatë qytetare

Lënda e edukatës qytetare për klasën e VI-të, përmban gjithësej gjashtë kapituj. Në gjysëm vjetorin e parë do të shqyrtohen dy kapituj e parë.

Në kapitullin e parë, kryesisht njësitë e para janë të fokusuara rreth identitetit, fillimisht identitetit personal, se çka kuptojmë me identitet mandej mësojnë për rritjen dhe ndryshimet e personaliteti, që vijnë gjatë procesit të rritjes së individit, pastaj për dokumentet identifikuese, se cilat janë ato. Mandej imazhi personal, çka kuptojmë me imazh personal, shprehet ai,  njoftohen nxënsit se si bëhet prezentimi i vetës dhe i grupit. Si vazhdimisi e njësisë së identetit nxënësit marrin njohuri edhe rreth identitetit grupor, mandej rreth mbështetjes së identitetit grupor, në cilët faktorë mbështet identiteti grupor. Në mesin e këtij kapitullin vazhdojmë me njësinë rreth shëndetit, si atij trupor edhe atij mendor. Mësojnë për parandalimin dhe kujdesin ndaj shëndetit fizik apo trupor, si dhe përkushtimin që duhet pasur ndaj ushqimeve për të pasur një trup të shëndos. Ndërsa për shëndetin mendor nxënësit njoftohen rreth çrregullimeve më të shpeshta të shëndetit mendor si dhe cilat janë sot shqëtsimet më të mëdha në ditët e sodit. Në vazhdimin e njësive rreth shëndetit, pa tjetër që do të shpjegohet edhe për sjelljet e individëve rreth shëndetit, se cilat janë pasojat negative që vijnë si pasojë e vetë sjelljes tonë në lidhje me shëndetit qoftë atij trupor dhe mendor se si ndikojnë sjelljet tona në shëndet.

 

Në kapitullin e dytë do të spjegohet rreth ligjit, nxënsit do të mësojnë se çka është ligji, në çka mbështet ligji, çka janë zakonet dhe adetet, çfarë fuqie kanë ligjet, pastaj cilat janë ndëshkimet nëse bëhet shkelja e ligjt. Mandej për llojet dhe funksioni i ligjeve, çka kuptohet me të ashtuquajturin “ligji i xhunglës”, mandej nxënsit e kuptojnë se çka kish ndodhë nëse nuk kish ekzistu ligji, pastaj për respektimin e ligjit dhe rendit në një shoqëri. Në vazhdimsi shpjegohet për se cilat janë llojet e ligjeve, se çfarë funksioni ka kushtetuta në një vend. Si bëhet përgaditja dhe nxjerrja e ligjeve , përmes kujt vjen nxjerrja e ligjeve në një shoqëri. Çka janë sistemet ligjore dhe cilat janë llojet e sistemit ligjor, mandje edhe për organet e drejtësisë. Nga kush përbëhen organet e drejtësisë dhe çfarë funksioni kanë ato.

Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti

Edukata fizike dhe sportive 6-të përfshin

Vlersimi i aftësive motorike, Atletikë, ecjet dhe vrapimet, kërcimet, hudhjet

Gjimnastika sportive dhe ritmike: ushtrime në dysheme, kërcimet, hekuri, paralelet,trau gjimnastikor, valle popullore dhe ndërkombtare

Sported kolektive , Futbolli I vogël, hendbolli, basketbolli, volejbolli

Sported individuale, sported luftarake, mundja , karate

Sported me reketë, pingpongu

Pikniqet, garat sportive.

Teknologjia me TIK

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Gjuhë shqipe

juha dhe letërsia shqipe e klasës së shtatë u ofron nxënësve njohuri të përgjithshme për gjuhën e shkruar dhe të folur,hartimin, komunikimin, drejtshqiptimin dhe drejtshkrimin. Planprogrami përfshin letximin letrar dhe gjuhën shqipe-gramatikën. Në lexim letrar përfshihen tregime, poezi, pjesë dramatike, kuriozitete nga autorë shqiptar dhe të huaj. Ne kuadër të leximit letrar hyjnë edhe librat e parapara për lexim dhe analizë (një libër në muaj). Të gjitha llojet letrare të parapara me planprogram lexohen me kujdesë, analizohen dhe komentohen, duke synuar njohjen e lojjeve letrare, temës, ndërtimit të personazheve, figurave stilistike dhe pasurimin e fjalorit të nxënësve. Në pjesën e gramatikës mësojmë drejtshqiptimin; përforcojmë prezentimin, paraqitjen e ndjenjave, mendimeve, dëshirave, argumentimin e mendimeve, që kanë të bëjnë me komunikimin dhe mënyrën e drejt të sjelljes dhe pjesën e mofrfologjisë dhe sintakës ku hyjnë: Fjalia dhe përbërësit e saj, Ndërtimi i fjalisë, Forma pohore dhe mohore, veprore dhe pësore; Analiza gramatikore e fjalisë; Format e ligjërimit; Lakimi i emrave dhe mbiemrave; Folja, Ndajfolja,  Lidhëzat; Llojet e fjalive bashkërenditëse dhe nënrenditëse; Përshtatja e teksteve të vjetra në gjuhën standarde; Hartimi i letrës, intervistës dhe raportit.

Gjuhë angleze

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Gjuha e dytë e huaj

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Art muzikor

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Art figurativ

Arti Figurativ ne klases e VII-te na meson se ashtu sikur edhe fushat e tjera te artve,sic jane muzika,letersia,teatri,filmi…, eshte shpehje shpirterore e njeriut me
dhunti te posaqme krijuese ,edhe ti  e ke njdere kete knaqesi duke mesuar,duke ushturar .

Kete vit, gjitashtu do te vazhdosh te mesosh ,te ushtrosh dhe te krijosh me zell edhe me te madh.
lenda permbajtesore e ketij libri do te perkujtoje , do te plotesoj dhe do te nxise prirjen tende per artin figurative qofte per picture , per grafike, per vizatim .

-Arti Figurativ

– Elementet Figurative

– Parimet Figurative

-Materialet dhe teknikat

– Galeria Jone

– Eseja

– Fjalorthi

Matematikë

Matematika është shkencë mbi madhësitë, numrat, figurat, hapësirën dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre. Ajo, gjithashtu, konsiderohet gjuhë universale që bazohet në simbole e diagrame. Lënda e matematikës në klasën e shtatë synon jo vetëm përforcimin, zgjerimin dhe thellimin e njohurive, por edhe edukimin e shprehive për punë të pavarur e sistematike dhe zhvillimin e proceseve euristike te nxënësit.
Të mësuarit dhe nxënia e matematikës kultivon zhvillimin e aftësive më të larta të kulturës matematike: zgjidhjen e problemeve, arsyetimin dhe komunikimin matematik.
Zbatimi përherë e më shumë i matematikës në fusha të gjera të ekonomisë dhe teknologjisë, si dhe integrimi i saj me të gjitha shkencat e tjera, muzikën , artin dhe gjuhën, e rrit rëndësinë e saj për zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi.

Biologji

Lënda “Biologjia 7” është vazhdimësi e Biologjisë së klasës së gjashtë. Kjo lëndë në klasën e shtatë përfshin material nga shumë disiplina të biologjisë. Fillon me zoodiversitetin ku flitet për biologjinë e parashtazorëve, organizmat pa inde të diferencuara – sfungjerët, knidaret, krimbat e shtypur, krimbat cilindrik, butakët krimbat unazorë, këmbënyjëtuarit, lëkurgjemborët dhe kordatët (peshqit, ujëtokësorët, zvarranikët, shpendët dhe gjitarët). Në pjesën e dytë flitet për ndërtimin e qenieve të gjalla, indet, organet dhe sistemet e organeve. Në pjesën e tretë lënda “biologjia7” ofron njohuri për metabolizmin dhe ciklin jetësor (kromozomet, gjenet, AND, ndarjen qelizore). Të gjitha njësitë mësimore përmbajnë fotografi dhe ilustrime me qëllim që nxënësi t’i kuptojë më lehtë njësitë mësimore.Për realizimin me sukses të lëndës, përveq tekstit shkollor është e nevojshme të shfrytëzohen fletoret e punës, fotografi, modele, enciklopedi, preparare, shtazë të ndryshme të gjalla dhe të konzervuara, vivariumet, burime të ndryshme në internet, dokumentar dhe filma që i përshtaten njësisë mësimore dhe  moshës së nxënësve.

Fizikë

Në këtë vit, niveli shkencor i fizikës ngritet më lart, por gjithnjë duke pasur parasysh moshën dhe aftësitë psiko-fizike të nxënësve. Nxënësit do t’i marrin njohuritë elementare të dukurive dhe të ligjeve fizike. Me disa prej tyre ata do të njihen për të parën herë (gazet dhe lëngjet në qetësi, ndërtimi grimcor i lëndës, valët dhe zëri), kurse disa prej tyre janë thellim i njohurive mësimore të klasës VI (puna dhe energjia, rryma elektrike). Për shkak të rëndësisë së tyre, këto njësi mësimore duhet të përsëriten në mënyrë që njohuritë e fituara më parë të kuptohen më mirë, si dhe të ngritet niveli i tyre shkencor, duke futur konceptin e forcës dhe lëvizjen e orientuar të elektroneve.

Nëpërmjet lëndës së fizikës, nxënësit do të njihen me rolin e njeriut në ndërrimin, shfrytëzimin dhe zotërimin e ligjeve të natyrës. Në këtë mënyrë ata formojnë qëndrim të drejtë ndaj ruajtjes së mjedisit jetësor, kursimit të energjisë dhe fitojnë shkathtësi jetësore e shprehi të punës.

Fizika si shkencë e natyrës së bashku me shkencat e tjera ndikon fuqishëm në formimin e personalitetit të njeriut, në ngritjen e tij kulturore dhe profesionale.

Kimi

Lënda e kimisë për herë të parë në planet dhe programet mësimore, si lëndë e veçantë fillon nga klasave VII. Nxënësit tani kanë njohuri paraprake nga lëndët njeriu dhe natyra, biologjia, fizika etj., për disa veti të materialeve të ndryshme, për dukuri dhe ndryshime që ndodhin në natyrë. Kimia është shkencë natyrore, eksperimentale e cila objekt studimi ka strukturën, vetitë dhe ndryshimet e materies (substancave), si dhe ligjet në bazë të të cilave kryhen këto ndryshime. Kimia ka rolin kryesor në prodhimin e ushqimit, barërave, tekstilit, metaleve, masave plastike, materialeve ndërtimore, karburantëve, plehërave kimike, pesticideve dhe shumë lëndëve të tjera me rëndësi jetësore e industriale. Zhvillimi i kimisë ka ndikuar në përparimin e shkencave tjera. Kimia shfrytëzon edhe të arriturat e shkencave të tjera, si fizikës, matematikës, biologjisë, informatikës etj. Kimia nxit dhe zhvillon të menduarit kritik për të kuptuar, shpjeguar, sqaruar e analizuar përbërjen e materies dhe proceset që zhvillohen në natyrë dhe në laboratorin e kimisë.

Histori

Nëhistorinë e klasëssë 7-tëtrajtohethistoria e pergjithshmedheajo e popullitshqiptarëngamesjeta e deriterevolucionet e mëdhaborgjeze.Gjatëhartimittëkëtijtekstisynimkryesorishteqëngjarjetdhefenomenetshoqëroro-historiketëparaqiten e tëtrajtohenrealisht e qartëpërnxënësit,nëmënyrëqëtëkrijohetmundësiajovetëmtëkuptohet e kaluara,poredhetënxirrenmësimepërtëtashmen,tëardhmendheperparimin e shoqërisënjerzorenepergjithësidhetëpopullitshqiptrënëveqanti.Dotëcekikapitujt e percaktuar:

I:ShoqërianëMesjetë

II:Evropanëshekujt XI-XV

III:Perandoritë e mëdhatëLindjes

IV:Arbërianëshek.XI-XV

V:HumanizmidheRilindja

VI:Zbulimet e mëdhagjeografike

VII:Reformadhekunderreformakatolike

VIII:Mbretëritë e mëdhaevropiane

IX:Evropanëkohën e Absolutizmit

X:Idetë e rejapërparimtare

XI:Arbërianëshek.XVI-XVIII

XII:Revolucionet e mëdhanëAmerikën e VeriutdhenëFrancë

Gjeografi

Duke e mësuar Evropën si tërësi dhe shtetet në veqanti do të kuptohet nga nxënësit  shtrirja e objekteve dhe dukurive si dhe proceset natyrore dhe humane në hapsirën evropiane,nderlidhja e natyrës më njeriun.

Në përmbajtje përfshihen:Gjeografia regjionale e Evropës,regjioni si tërësi komplekse gjeografike,vështrimi i përgjithëshem gjeografik mbi kontinentin,veqoritë e relievit,hidrografia e Evropës,Tokat,bimësia dhe fauna,

Popullesia dhe vetitë e saj,Evropa me ekonomi të zhvilluar,Evropa me regjionet e saj.

Evropa jugore,juglindore,jugperëndimore,popullsia zhvillimi ekonomik dhe mjedisi jetësor,Shqipëria,Maqedonia,Greqia,Bullgaria,Italia,Spanja,Portogalia

Evropa e Mesme,popullsia,ekonomia dhe ndarja politike,Sllovenia,Hungaria,Austria,Zvicrra.

Evropa perëndimore,veqoritë natyrore dhe shoqërore dhe ekonomike,ekonomia e zhvilluar dhe e lloj-llojshme,ndarja politike

Shtetet e Evropës veriore dhe verilindore.

Edukatë qytetare

Lënda e edukatës qytetare për klasën e VII-të,  për dallim nga klasa e VI – të që ndahet në kapituj këtu përbajtjen e kemi me njësi mësmore. Sipas planprogramit për gjysëm vjetorin e parë do të shqyrtohen gjithsej dymbëdhjet njësi mësimore.

Si fillim spjegojmë  për klubet, shoqatat, organizatat joqeveritare, roli i shoqërisë civile, organizatat ndërkombëtare.  Fillojmë së pari me atë se çka janë klubet, çfarë klubesh kemi, cilat janë dëshirat që i bashkojnë njerëzitë në klube, si formohet një klub,  klubet çfarë bashkimesh janë? Mandej vazhdojmë me njësinë për shoqatat: çfarë grupimesh janë shoqatat, pastaj çfarë lloj shoqatash dallojmë, si veprojnë shoqatat, çfarë veprimtari ndërmarrin shoqatat për ndonjë problem në ndonjë shtet apo vend, mandej çka është peticioni dhe si zhvillohet një peticion?  Çka janë fletëpalosja, posterat dhe mbledhja e fondeve të gjitha këto spjegohen në kuadër të njësisë mësimore se si formohet një shoqatë? Nxënsit mësojnë se si klubet edhe shoqatat janë të krijuara për të zhvilluar ndërgjegjësimin e qytetarëve. Vazhdojmë me organizatat joqeveritare, nxënsit mësojnë se si quhen organizatat joqevritare dhe se si këto përpiqen të  ndikojnë në qeverisjen e shtetit, mësojnë se si organizatat bashkëpunojnë me njëra me tjetrën. Mandje vjen njësia për rolin e shoqërisë civile, nxënsit mësojnë për moton e tyre “Mendo në mënyrë global – vepro në nivel lokal” se dhe mësojnë se cila është puna e tyre kudo në botë, si dhe cila është mënyra e tyre për të zgjidhur ndonjë problem në shoqëri. Organizatat ndërkombëtare mësojmë se cilat janë organizata më të njohura në botë por që veprojnë edhe në vendin tonë si dhe cilat janë fushë veprimtaria e tyre.

Duke filluar nga njësia e shtatë fillojnë të ndryshojnë njësitë mësimore, këtu fillojmë me familjen, shtëpia, ditët e shkollës, shkolla gjatë gjithë jetës, institucionet e kulturës, si dhe përdorimi i mediave si burim informacioni. Fillojmë me familjen, këtu mësojnë se çka është familja, si ka ndryshuar roli i gruas në shoqërinë bashkëkohore? Madje shtëpia, çka kuptojmë me shtëpi , cilat janë raportet me fqinjët apo edhe komunitetin, pastaj si ndikon ndryshimi i vendbanimit, pastaj si bëhet përshtatja në vendbanimin e ri. Ditët e shkollës, në këtë njësi nxënsit mësojnë se çka ofron shkolla, mandej te njësia shkolla gjatë gjithë jetës, mësojnë për nivelet e arsimit  si dhe për vlerat e arsimit në vendin tonë. Vazhdojmë me institucionet e kulturës, cilat janë institucionet e kulturës, cilat janë veprimtarinë e tyre në një shoqëri. Pas këtyre vjen njësia përdorimi i mediave si burim informacioni, cila është rëndsia e mediave dhe çfarë lloj mediash dallojmë, cili është roli i tyre në shoqëri?                                                                              Kjo është përmbledhja e këtyre njësive mësimore që spjegohen në lëndën e edukatës qytetare të klasës së VII – të, ku në përgjithësi është treguar në pika kyçe se çka do të marrin nxënsit njohuri në lidhje me lëndën.

Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti

Në edukaten fizike sportive dhe  të klasës së 7-të trajtohen këto sporte:

Atletika

Gjimnastika sportive

Sported kolektive: futboll,hendboll, volejboll, basketboll

Sported individuale: pingpong,tenis, mundja, noti dhe skijimi

Garat sportive, pikniku dhe fushimi.

Teknologjia me TIK

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Gjuhë shqipe

Në lëndën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe së klasës së tetë sipas planprogramit është  paraparë që nxënësit të zgjerojnë kulturën e gjuhës dhe të rrisin aftësitë e shprehitë e komunikimit. Të zgjerojnë  njohuritë gjuhësore dhe të praktikojnë njohuritëe fituara në analizën e teksteve letrare e joletrare. Të aftësohen në përdorimin e gjuhës për të treguar, përshkruar, argumentuar etj.

Në Pjesën e gramatikës mësojnë: Gjuhashqipe dhe historia e saj; Dialektet; Probleme të fonetikës, të drejtshkrimit e të drejtshqiptimit; Struktura e fjalëve, fjlalëformimi; Kuptimi i fjalëve; Fjalia; Fjalët e ndryshueshme; Fjalët e pandryshueshme dhe problemet e ligjerimit.

Në pjesën e leximit letrar njihemi me autorë nga vendi dhe bota, lexojmë, analizojmë dhe komentojmë krijimet e tyre duke u përpjekur të zbërthejmë strukturën e teksteve. Ne kuadër të leximit letrar hyjnë edhe librat e parapara për lexim dhe analizë (një libër në muaj). Shkruajmë ese treguese, përshkruese e argumentuese për tema të së kaluarës, për tema që lidhen me aktualitetin, me vizionin për të ardhmen dhe për tema që dalin nga tekstet e lexuara që janë të parapara me planprogram.

Gjuhë angleze

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Gjuha e dytë e huaj

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Art muzikor

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Art figurativ

Arti Figurativ I Viti Tete Shkollor eshte vit me te ciln permblidhet pervoja mesimore e perfituar gjate viteve te mesimit tetevjeqar , pra edhe pervoja nga arti figurative.

Lenda e artit figurative , e klases se tete , zhvillohet perms tri proceseve te rendesishme mesimore e keto janr :

1. Procesi Njohes (te verejturit,perceptimi shqisore dhe estetik)
2. Procesi Kreativ (te krijuarit dhe Krijmatria ) dhe
3. Procesi Estetik (komunikimi,analiza dhe  vleresimi estetik)

Sic dihet, arti ndahet ne dy gjini t emedha artistike :
Ne artit Figurativ dhe ne artin Aplikative .
Qe te dy keto gjini perbejne nje teresi unike qe eshte quajtur  “Arti Vizaul”

– Procesi I njohes

-Procesi Kreativ

-Koncepti I Hapsires

-Forma dhe permbajtja

-Permbajtja

-Elemetet konstituive te artit

– Ngjyrat

-Piktura

– Harmonia dhe kontrasti

– Procesi Estetik

– Anazila dhe vlersimi Estetik

Matematikë

Në fushën kurrikulare të matematikës së klasës së tetë zhvillohen dhe përvetësohen kryesisht këto koncepte të përgjithshme matematikore: • numrat, algjebra dhe funksioni;
• forma, hapësira, matjet dhe gjeometria;
• përpunimi i të dhënave dhe probabiliteti.

Në klasën e tetë trajtohen përkufizimet e koncepteve themelore dhe nxjerrja e koncepteve të reja për numrat, figurat gjeometrike, pozicionin në hapësirë, matjet dhe shkathtësitë për llogaritje dhe zgjidhje të problemeve. Secili nga këto koncepte ka të bëjë me njohuritë, aftësitë, shkathtësitë, shprehitë dhe qëndrimet matematike, të cilat përdoren për arritjen e rezultateve të të nxënit të fushës për klasë dhe shkallë si dhe zotërimin e kompetencave kryesore.
Shprehjet algjebrike: Interpretimet verbale të shprehjeve algjebrike dhe veprimet me to, duke përfshirë numrat, simbolet, veprimet aritmetikore, fuqitë dhe rrënjët e theshta.
Ekuacionet dhe inekuacionet: Ekuacionet, inekuacionet lineare dhe ekuacionet e thjeshta të shkallës së pare.
Funksionet: Koncepti i funksionit jo duke u kufizuar vetëm te funksioni linear, disa lloje përshkrimesh dhe paraqitjesh të tyre, zakonisht verbale, simbolike, tabelare dhe grafike.

Biologji

Lënda “Biologjia 8” është vazhdimësi e Biologjisë së klasës së shtatë. Në klasën e tetë lënda e biologjisë ju ofron nxënësve njohuri për mjedisin, ekosistemet, qarkullimin e materies dhe energjisë në ekosistem, ekosistemet natyrore dhe antropogjene, sjelljet e shtazëve, evolucionin, dhe mjedisin jetësor. Teksti përmbanë ilustrime të cilat nxënësi duhet t’i analizoj dhe të nxjerr përmbajtjen e tyre. Nxënësi duhet të mësoj përmes fotografisë. Për realizimin me sukses të lëndës, përveq tekstit shkollor është e nevojshme të shfrytëzohen fletoret e punës, enciklopedi, fotografi, modele, burimet e ndryshme në internet, të shohin dokumentar dhe filma që i përshtaten njësisë mësimore. Gjithashtu për të njohur botën bimore dhe shtazore dhe për të përvetësuar më mirë lëndën nuk mjafton të mësohet vetëm nga teksti, sepse ajo që dëgjohet shpejtë harrohet, është e nevojshme edhe dalja në natyrë, sidomos në afërsi të qytetit ku jetoni. Dalja në natyrëndikon edhe në vetëdijësimin e nxënësve për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit jetësor.

Gjeografi

Gjeografia e klasës së 8,bën pjesë në gjeografinë regjionale  ku nxënësit më studimin e saj krijojnë një  baze bukur të mirë të njohurivë rreth Kontinenteve,Oqenaveve,Detrave etj.

Në përmbajtjen hynë:Azia më vështrim të përgjithshëm mbi këtë Kontinent,popullsia,zhvillimi ekonomik,ndarja politike dhe regjionale e Azisë

Azia jugperëndimore,Arabia Saudite,Turqia,dhe Irani

Azia Jugore,Republika e Indisë,Pakistani,Azia Juglindore,Indonezia,Malezia dhe Singapuri,Azia Lindore,Republika popullore e Kinës,Japonia.

Afrika si tërësi rajonale,shtrirja gjeografike,mesdheu Afrikan,Republika Arabe e Egjipitit,Afrika Sudaneze,Afrika Perëndimore,Afrika Qendrore Ekuatoriale,Afrika Lindore dhe Jugore.

Amerika veqoritë e përgjithshme,pozita gjeografike,Shtetet e bashkuara të Amerikës,Kanada,Meksika.

Australia dhe Oqeania,krahinat polare,Arktiku,Antarktiku.

Edukatë qytetare

Edhe edukata qytetare e klasës së VIII – të janë të ndara në njësi mësimore, ku sipas planprogramit deri në fund të gjysëm vjetorit të parë janë planifikuar të spjegohen gjithësej dymbëdhjet njësi mësimore.

Duke filluar nga liritë dhe të drejtat e njeriut, liria dhe e drejta qytetare, llojet e të drejtave të njeriut, mbrojta lgjore e të drejtave të njeriut, fëmijët dhe të drejtat, barazitë dhe pabarazitë në punë, detyrat dhe përgjegjësitë, përgjegjësitë në punë, ndjenja e përgjegjësisë, dallimi i përgjegjësive nga detyrat, obligimet e qeverisë ndaj qytetarëve, puna kusht i domosdoshëm i ekzistencës njerëzore. Njësitë e para janë të lidhura me të drejtat e njeriut, që nën kupton atë se si përcaktohen të drejtat dhe liritë e njeriut, duke vazhduar me liritë se si përcaktohen në shoqërinë demokratike, pastaj cilat janë llojet e të drejtave të njeriut dhe me çka garantohet të drejtat e njeriut. Nxënsit marrin njohuri se cilat janë dokumente për të drejat e njeriut që janë të mbrojtura me ligj, cilata janë deklaratat e të drejtave të njeriut që janë të njohura botërisht. Pastaj vazhdojmë edhe për të drejtat e fëmijëve se si përcaktohet të drejtat e tyre si dhe ne cilat vende të botës fëmijët vazhdojnë të keqtrajtohen ende.

Në vazhdimsi të planprogramit zhvillohen njësitë në lidhje me punën, si bëhet diskriminimi në punë, cilat janë vështëristë e punëtorëve në punë, pastaj në shoqëritë demokratike çfarë veprohet për të pasur një mirëqenie për punëtorët. Detyrat dhe përgjegjësitë, këtu nxënsit mësojnë se si punëtorët duhet respektuar rregulloren e punës, se si duhet marr përgjegjësitë që ju takojnë. Pastaj mësojnë se çka është përgjegjësi e çka detyrë, duke vazhduar me njësinë për ndjenja e përgjegjësisë se cilat janë pasojat e mos marrjes së përgjegjësisë së një punëtori në vend të punës. Ekzistojnë edhe dallimet e përgjegjësive nga detyrat ku nxënsit do të mësojnë për këto dallime se cilat janë ato, vazhdojmë se cilat janë obligimet e qeverisë ndaj qytetarëve se në çfarë formash obligohet qeveria të përkujdesët për qytetarët. Çka është puna, në kohët e lashta çfarë aktiviteti ka qenë puna, sot çka kuptojmë me punë, mandej sindikata çfarë veprimtarie ka ndaj punëtorëve, krejt këto spjegohen në mësimin puna kusht i domosdoshëm i ekzistencës njerëzore.

Fizikë

Në këtë vit, niveli shkencor i fizikës ngritet më lart, por gjithnjë duke pasur parasysh moshën dhe aftësitë psiko-fizike të nxënësve. Nxënësit do t’i marrin njohuritë elementare të dukurive dhe të ligjeve fizike. Me disa prej tyre ata do të njihen për të parën herë (elektromagnetizmi, fizika bashkëkohor, etj.), e disa prej tyre janë vazhdim i tërësive mësimore të klasës VII (trupat dhe vetitë e tyre, dukuritë elektrike dhe magnetike), me ç’rast bëhet zgjerimi i njohurive, përshkrimi dhe sqarimi i dukurive fizike. Për shkak të rëndësisë së tyre, këto njësi mësimore duhet të përsëriten në mënyrë që njohuritë e fituara më parë të kuptohen më mirë dhe të ngritet niveli i tyre shkencor, duke futur koncepte të reja, si: nxitimin, energjinë kinetike dhe potenciale etj.

Nëpërmjet lëndës së fizikës nxënësit do të njihen me rolin e njeriut në ndërrimin, shfrytëzimin dhe zotërimin e ligjeve të natyrës. Në këtë mënyrë ata formojnë qëndrim të drejtë ndaj ruajtjes së mjedisit jetësor, kursimit të energjisë si dhe fitojnë shkathtësi jetësore dhe shprehi të punës.

Fizika si shkencë e natyrës së bashku me shkencat e tjera ndikon fuqishëm në formimin e personalitetit të njeriut, në ngritjen e tij kulturore dhe profesionale.

Kimi

Lënda Kimia 8, paraqet vazhdimësi të lëndës së kimisë të filluar në klasën e 7-të. Në klasën e 8 do të zhvillohen përmbajtjet programore: njehsimet kimike –stekiometria(masa absolute e atomit,masa atomike realtive dhe masa molekulare relative,vëllimi molar i gazeve,pjesëmarrja në përqindje  ),Shpejtësia e reaksioneve kimike(faktorët që ndikojnë në shpejtësi të reaksionit , elementet kimike (metalet, jometalet dhe gjysmëmetalet), vetitë dhe komponimet e tyre. Gjithashtu, do të përfshihen përmbajtjet që ndërlidhen me mbrojtjen e mjedisi(ndotja e ajrit,shiratacidik,ndotja dhe pastrimi i ujëravetë ndotur ,efekti i serës ,shtresa e ozonit.Shtjellohen temat në  atë mënyrë dhenëatë nivel sa tiumundsoj nxënësve të klasës së tetë të  zgjerojnë njohuritë themelore në lëndën e kimisëdhe,po ashtu ,të thellojnë disa koncepte ,me të cilat janë njohur në klasën e shtatë

Histori

Historia 8 ështëtekstqëpërfshinëngjarjetnëEvropën e shek.XIXderitekLufta e ParëBotërore.Nëtrajtimin e përmbajtjesprogramorenëhistorinë e klasëssë 8-tëjanëtëpërpiluarasamëqartëdhekapshëmpërnxënësit,njësitëmësimore.Nëkuadërtëkëtijtekstiështëedhetabelakronologjike e cilatregonvitet e ngjarjevedhefenomenevekryesoretëtrajturanëkëtëtekstsidhefjalori.mëposhtë do tiparaqeskapitujtqëpërmbankytekst:

I:Evropanëgjysmën e parëtëshek.XIX

II.BashkimikombëtarnëItali,Gjermanidhe SHBA

III:Revolucioni industrial dhendryshimetshoqërore

IV:Evropadhe SHBA-tënë fund tëshek.XIXdhenëfillimtëshek.XX

V:PerandoriaOsmanedheBallkanigjatëshek.XIX

VI:Shqiptarëtnëshek.XIX

VII:Shqiptarëtnëfillimtëshek.XX

VIII:ZhvillimetpolitikenëBallkannëfillimtëshek.XIX

IX:Azia,AfrikadheAmerikaLatinenë fund tëshek.XIXdhenëfillimtëshek.XX

X:Lufta e ParëBotërore

Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti

Edukata fizike dhe sportive për klasen e 8-të  për shkollën fillore përmban shkurtimisht disa sporte individuale dhe disa sporte kolektive

Atletika: lojrat stafetare, kërcimi lart-teknika me shpinë, shtytja e gjylës,

Gjimnastika sportive:ushtrime në dysheme, hekurin,paralelet,paralelet e shkallëzuara trari gjimnastikor, kërcimet,gjimnastika ritmike dhe valet.

Sported kolektive: futboll,hendboll, volejboll, basketboll

Sported individuale: pingpongroshulla, noti dhe skijimi

Garat sportive.

Teknologjia me TIK

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Gjuhë shqipe

Në lëndën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe së klasës së tëtë sipas planprogramit është  paraparë që nxënësit të zhvillojnë aftësit dhe shprehitë e komunikimit, të përdorin saktë gjuhën brenda dhe jashtë shkollës në diskutim, informim, argumentim e përshkrim si dhe të mësojnë e të praktikojnë drejt sistemin e  gjuhës së folur e të shkruar. Të njihen me periudhat e zhvillimit të letërsisë shqipe e botërore, me autorët kryesor të këtyre periudhave dhe me llojet letrare e strukturën e ndërtimit të tyre.

Në Pjesën e gramatikës mësojnë:

Klasifikimi i gjuhëve; Zhvillimi historik i gjuhës shqipe; Probleme të fonetikës; Kuptimi i fjalëve; Fjalëformimi;Fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme; Gjuha e folur dhe e shkruar; Metodologji e punës së pavarur.

Në pjesën e leximit letrar mësojmë:

Organizimi dhe zhvillimi i komunikimit: Fjalimi i parë i Skënderbeut në Krujë, Ne luftën, ju paqen(Bill Kllintoni), Epet e Homerit, Drama; Krijimtaria gojore shqiptare; Letërsia e vjetër shqipe: Gjon buzuku, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, Jul Variboba; Bejtexhinjët: Nazim Berati, Hasan Zyko Kamberi; Letërsia shqiptare e shek. XX: Gjergj Fishta, L.Poradeci, E. Koliqi; Letërsia bashkëkohore shqipe: I.Kadare, A.Pashku, A. Podrimja; Letërsi botërore: Xh.Bajroni, Balzaku, Sh.Bodleri, E. Heminguej.

Gjuhë angleze

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Gjuha e dytë e huaj

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Art muzikor

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Art figurativ

Klasa e nenete e mesimit shkollor paraqet nje shkalle me te avancuar te mesimit te njohjes dhe t epervetsimit te njohurive te nevojshme perkatese me specifikat e artiti figuratv.

Ne kete nivel te  mesimit shkollor pra objektivat e planprogramit te lendes se artit figurative per klasen e IX perkojne me zhvillimin e shpirtit kreativ, emocional e intelektual te nxenesve , ngase vetem te zhvilluar , perkatesishte te edukuar dhe te arsimuar keshtu mund te krijojne raporte te shendosha ndaj artit , kultures, shoqerise dhe jetes ne pergjithesi .

Planprogrami I lendes se artit figurative per klasen e IX, shtron para nxenesve detyren te mesojne te verejne dhe te perceptojen , te mendojne dhe te krijojne dhe se fundi te vlersojne , perkatesisht te gjykojne estetikisht.

Mu per kete,shtrohet nevoja qe materia e perfshire me kete planprogram te zberthehet perms tri momenteve apo fazave elementare :

1.Faza perceptuese ( te vrejturit apo vrojtimi shqisor,perceptimi mendor,estetik)
2.Faza creative ( te krijuarit dhe krijmtaria ) dhe
3.Faza estetike (analiza dhe vleresimi estetik).

– Fazat Perceptuese

– Hapsira

– Forma

– Siperfaqja

– Kompozicioni

–  Faza Kreative

– Krjimatria dhe te krijuarit

– Njesit themelore te shprehjes artistike

-Ngjyra si shprehje dhe si mjet shprehes

– Fazat e analizes dhe e vlersimit estetik

– Vleresimi  gjitheperfishires

Matematikë

Matematika mësohet në të gjitha shkallët e kurrikulës. Në shkallën e parë dhe të dytë trajtohet lidhja konceptuale për numrat, figurat gjeometrike, pozicionin në hapësirë, matjet dhe shkathtësitë për llogaritje dhe zgjidhje të problemeve.
Në klasën e nëntë kjo lidhje integrohet me njohuritë nga algjebra, gjeometria dhe statistika. Në këto shkallë matematika është në funksion të përgatitjes së nxënësve për studime të mëtejshme. Nëpërmjet mësimit të matematikës, nxënësit do të marrin njohuri mbi numrat, hapësirën, masat dhe mënyrën e përdorimit të të dhënave (statistikës).
Ata do të jenë në gjendje të kuptojnë rolin e të menduarit matematik për zhvillimin e shkencës e të teknologjisë moderne, si dhe rëndësinë e zbatimit të matematikës në situatat e zgjidhjes së problemeve nga jeta reale. Në këtë fushë, nxënësit vlerësojnë matematikën në tërësi si formë e përshkrimit, si metodë e njohjes së realitetit dhe si pjesë e kulturës njerëzore e progresit shoqëror.

Biologji

Lënda “Biologjia 9” ju ofron nxënësve njohuri për organizmin e njeriut. Përshkruan në mënyrë kronologjike organizimin, ndërtimin anatomik dhe funksionimin fiziologjik të trupit të njeriut si: indet, muskujt, eshtrat, lëkura, sistemi i organeve të tretjë, qarkullimit të gjakut, organeve të frymëmarrjës, organeve të ekskretimit, SN, shqisat, ciklin jetësor të njeriut, taksonomia, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, mekanizmat e trashëgimisë dhe antropogjeneza. Me këto përmbajtje nxënësit e kësaj moshe pajisen me njohuri, shprehi, shkathtësi, qëndrime dhe vlera për t’u ballafaquar me sukses me sfidat e jetës dhe ngrisin shkallën e edukimit shëndetësor. Për realizimin me sukses të lëndës, përveq tekstit shkollor është e nevojshme të shfrytëzohen fotografi, modele, enciklopedi, preparare, revista profesionale, atllasë anatomik, burime të ndryshme në internet, dokumentar shkencor me interes për biologjinë e njeriut. Përzgjedhja e materialit shtesë bëhet nga mësimëdhënësi dhe nxënësit. Për të përvetësuar më mirë lëndën e nevojshme është edhe pjesa praktike e cila realizohet në kabinetin e biologjisë.

Gjeografi

Gjeografia e klasës së 9 sipas planit dhe programit është hartuar në atë mënyrë që të ju jep mundësi nxënësve që përpos Kosovës të mësojnë edhe për vendet fqinje.

Këtu perfshihen:Gadishulli ballkanik,pozita gjeografike dhe veqoritë natyrore.

Gjeografia e Kosovës,pozita gjeografike,relievi,klima dhe hidrografia,tokat,bota bimore dhe shtazore,popullsia dhe veqoritë e saj,vendbanimet,veqoritë ekonomike të Kosovës,industria dhe energjitika,komunikacioni,tregtia,zejtaria dhe turizmi,regjionet gjeografike,Republika e Kosovës,veqoritë juridike,politike.

Shqipëria,pozita gjeografike dhe veqoritë natyrore,popullsia dhe ekonomia,regjionet gjeografike.

Maqedonia,Serbia,Mali I Zi,Kroacia,Turqia.

Edukatë qytetare

Edukata qytetare e klasës së IX – të ndahet në dy pjesë; pjesa e parë hyn grupet dhe institucionet më saktësisht familja, shkollat, klubet, shoqatat dhe institucionet objektivat e përgjithme. Deri në fund të gjysëm vjetorit të parë sipas planprogramit do të spjegohet deri te njësia klubet dhe shoqatat – roli i tyre në shoqëri.

 

Në fillim spjegojmë njësinë për familjen, se çka kuptojmë me termin familje, cilat janë funsonet e familjes, çfarë tipe të familjes dallojmë? Pastaj cilat janë raportet dhe problemeve midis brezave, historikisht si ka ndryshuar familja, cila është familja bashkëkohore si dhe cilat janë problemet që kanë. Vazhdojmë me njësinë  rreth marrëdhënieve prindër – fëmijë në rolin e edukimit dhe socializimit të fëmijës, çfarë instituconi konsiderohet të jetë familja në raport të marrëdhieve të tyre, pastaj familja është një vend ku fëmija merr informacionet e para në raport me dashurinë, urrejtjen, rvalitetin dhe miqësinë, ndjenjat dhe mësimet. Tek njësia dhuna në familje njoftohen për nocionet kyçe siç janë: seks dhe gjini, pastaj si bëhet diskriminimi gjinor, cila gjini është më shumë e prekur nga dhuna.  Llojet e dhunë dallojmë katër prej tyre siç janë: dhuna fizike, seksuale, psikologjike dhe ekonomike, për së cilën këto veç e veç do të spjegohen në njësinë dhuna në familje dhe llojet e saj. Çfarë dukuri është trafikimi i qenieve njerëzore, kush është trafikanti me çka përballet personi i trafikuar, si rrjedh procesi i trafikimit do të spjegohen në mësimin; trafikimi i qenieve njerëzore – problem i madh shoqëror.

 

 

Vazhdojmë me njësinë shkolla dhe funksioni i saj; çfarë institucioni është shkolla, nga cila gjuhë rrjedh fjala shkollë, çfarë qëllimi kanë shkollat bashkëkohore, cilat janë funksionet themelore? Nxënsit do të mësojnë për sistemin e arsimit në vendin tonë, se cilat janë format elementare të sistemit të arsimit. Pastaj do të mësojnë edhe për arsimi në vendet tjera  se cilat janë karakteristikat e të mësuarit në vendet tjera? Çfarë faktori është shkolla dhe çfarë baze merr një nxënës, çfarë përjeton fëmija në grup i mëson te njësia shkolla si faktor edukativ – transmetuese e vlerave te nxënësi. Mandej vjen njësia arsimi i vazhdueshëm që nën kupton për kualifikimi e individit që i krijon karrier profesionale. Pastaj vjen njësia për klubet dhe shoqatat – roli i tyre në shoqëri, çka janë klubet si formohen, çfarë rëndësie kanë klubet? Pasja shoqatat, çka janë, çfarë veprimtarie kanë shoqatat si dhe cili është roli i klubeve dhe shoqatave?

Fizikë

Në këtë vit, niveli shkencor i fizikës ngritet më lart, por gjithnjë duke pasur parasysh moshën dhe aftësitë psiko-fizike të nxënësve. Nxënësit do të marrin njohuri të reja për disa lëmenj të fizikës.  Me disa prej tyre ata do të njihen për të parën herë  (dinamika e lëngjeve, lëvizja rrethore, ekuilibri i trupave, fizika bashkëkohore), e disa prej tyre janë vazhdim i tërësive mësimore të klasës VII dhe VIII (trupat dhe vetitë e tyre, dukuritë elektrike dhe magnetike), me ç’rast bëhet zgjërimi i njohurive, përshkrimi dhe sqarimi i dukurive fizike. Për shkak të rëndësisë së tyre, këto njësi mësimore duhet të përsëriten në mënyrë që njohuritë e fituara më parë të kuptohen më mirë, si dhe të ngritet niveli i tyre shkencor, duke futur koncepte të reja.

Nëpërmjet lëndës së fizikës, nxënësit do të njihen me rolin e njeriut në ndërrimin, shfrytëzimin dhe zotërimin e ligjeve të natyrës. Në këtë mënyrë ata formojnë qëndrim të drejtë ndaj ruajtjes së mjedisit jetësor, kursimit të energjisë si dhe fitojnë shkathtësi jetësore dhe shprehi  të punës.

Fizika si shkencë e natyrës, së bashku me shkencat e tjera, ndikon fuqishëm në formimin e personalitetit të njeriut, në ngritjen e tij kulturore dhe profesionale.

Kimi

Lënda Kimia 9 paraqet vazhdimësi të lëndës që është zhvilluar  në Kiminë 7 dhe Kiminë 8. Njëherësh, kjo lëndë është finalizim i përmbajtjeve të parapara për këtë nivel shkollor.  Në këtë klasë do të përfshihen përmbajtjet nga kimia e komponimeve të karbonit. Konkretisht ,do të shtjellohen hidrokarburet(klasifikimi i hidrokarbureve,alkanet,alkenet,alkinet,hidrokarburet aromatike-benzeni ,lëndë të djegshme) ,komponimet organike me oksigjen dhe azot(alkoolet dhe fenolët,aldehidet dhe ketonet,acidetkarboksilike,esteret,aminat)komponimet organike me rëndësi  (Lipidet,sapunët,karbohidratet,monosakaridet,disakaridet,polisakaridet,alkaloidetaminoacidet,proteinat,acidetnukleike,polimerët).

Histori

Ne tekstin e ‘Historia 9’ trajtohethistoriakombëtare,historiarajonaledhehistoria e pergjithshmeqëngaperfundimi I LuftëssëParëBotërore (1918) e deri ne shpalljenpavarsisësëKosovësmë 17 shkurt 2008.Teksti I ‘Historia 9’ ështëhartuarnëpërputhje me metodologjitë e rejatëmësimdhëniesdhemësimnxënies,ështënëharmoni me aftësitëpsiko-fiziketënxënësvetëkësajmoshe,përmbanilustrimeautentike,kafjalorin I cili u ndihmonnxënësve ta kuptojnëmëmirëmaterienmësimore.Kashtojcënmbani mend sidherubrikënCështjepërdiskutimpërsecilennjësimësimore.Mëposhtëjanëparaqiturkapitujtpërkatës:

I:Botagjatëviteve 1918-1939

II:Arsimi,shkenca.kultura,teknika,shoqëria  (1918-1939)

III:Evropajuglindorenëkontekstin e ripolitik (1918-1939)

IV:Shqiptarëtgjatëviteve 1918-1939

V:Arsimi,kulturadheshoqëriateshqiptarët 1918-1941

VI:BotanëLuftën e DytëBotërore

VII:ShqiptarëtgjatëLuftëssëDytëBotërore

VIII:ArsimishqipgjatëLuftëssëDytëBotërore

IX:Bota pas LuftëssëDytëBotërore

X:Shoqëria,shkenca,kultura,teknologjianëbotë

XI:Shqiptarëtgjatëviteve 1945-1999

XII:Arsimi,kultura,shkencadheshoqeria 1944-1999

Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti

Në tekstin e educates fizike dhe sportive të klases 9-të trejtoren sportet si:

Atletika:vrapime të shpejta,kërcim së gjati teknika me trup në hark, shtytja e gjyles.

Gjimnastika sportive dhe ritmike:ushtrime në dysheme(akrobatik),ushtrime në hekur,ushtrime në paralele, ushtrime në unaza,kërcimet,ushtrime në trarin gjimnastikor.

Basketboll:metoda e mësimit dhe të përsosurin e elementeve tekniko-taktike.

Futboll I vogël:pasimet,driblimet,goditjet,elementete taktike.

Hendboll.

Volejboll:pozicionet dhe vendosja e lojtarëve.

Xhudo:qëndrimet, kapjet themelore,rënjet hedhjet me krah,hedhja me duar me penges para.

Aktivitetet në ujë.

Ski.

Garat sportive.

Teknologjia me TIK

Toggle content goes here, click edit button to change this text.