fbpx

Kurrikulumi

Ku është e mundur, i inkurajojmë fëmijët të identifikojnë fushat që ju intereson më shumë, bazuar në të mësuarit e tyre të tanishëm, gjë që mund të thotë se ata mësojnë nëpërmjet një drejtimi tjetër që funksionon mirë për ta. Kjo i frymëzon fëmijët të jenë inovativ, kureshtar dhe aktiv në kërkimin e temës së tyre. Ajo gjithashtu promovon demokracinë pasi fëmijët duhet të vendosin si një ekip i cili është tema më e përshtatshme.

Pos ofrimit të lëndëve bazike siç janë:matematika, gjuha shqipe, gjuha anglze etj, stafi i përkushtuar i shkollës do të ua bëjë më interesante nxënësve lëndët e tilla siç janëarti, muzika,kompjuteri, sportet ujore,  aktivitetet në palestër dhe shfrytëzimin e biblotekës së shkollës.

Gjuhët dhe komunikimi

Jeta dhe Puna

Edukata fzike, sportet dhe shëndeti

Edukata fizike dhe sportive për klasen e 1-rë permban disa gjera me

konkrete qe I perkasin lojrave dhe aktivitetve te ndryshme per nxënesit e kësaj moshe.

Libri permaban edhe ilustrime me fotografi qe ju ndihmon shum nxënsve per ta kuptuar me mire materialin mesimore.

Fillimisht ne kete libër mësojm pjeset kryesore te trupit, si qarkullon gjaku ,organet e frymëmarrjes pastaj

  • Mbajtjen e drejt të  trupit
  • Lëvizjet natyrore
  • Kërcimet
  • Ngritjet dhe zvarritjet
  • Hedhjet dhe kapjet
  • Tërheqja dhe shtytja
  • Ngritja dhe bartja
  • Akrobaci
  • Manipulimet dhe rekuizita
  • Aktivitete ne ujë
  • Aktivitet mbi bore
  • Poligoni
  • Ushtrime rreshimi
  • Rekuizitat që  arsimtari mund t’I sigurojë
  • Veshmbathja për edukatën fizike
  • Pikniqet

Shoqëria dhe mjedisi

Shkencat e natyrës

Matematika

Artet

Gjuhët dhe komunikimi

Lënda e gjuhës shqipe përmban këto kategori  :Të dëgjaurit dhe të folurit( kulturën e të dëgjuarit ,të folurit të shkruarit dhe të lexuarit )                                                                                                                                        Të lexuarit (tekste letrare dhe joletrare )                                                                                                                       Të shkruarit ( njohuri gjuhësore)                                                                                                                                    Orë në dispozicion të mësuesit

Shoqëria dhe mjedis

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Shkencat e natyrës

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Artet

Edukata Figurative për klasen e II-të është Përpiluar sipas standarve të programit mësimor për nivelin e pare të shkollimit fillor – për nxënësit e klaës së Dytë Përmban gjithashtu disa gjera duke i qartësuar fushat themelore  : Vizatimin , Grafikën ,Pikturën , Skulpturën dhe Dizajnin.
Gjithashtu Janë Parashtruar disa nga Elementet ( Hapësira ,froma, Vija ngjyra ) dhe Parimet ( Kompozicion, Përpjestimet , Harmonia ,Kontrasti , Forma , Vija , Ngjyra)

Ndërkohë , janë indetifikuar Veglat, Materialet, dhe teknikat kryesore.

Libri I Artit Figurativ permban Ilustrime me Fotografi që ju ndihmon shum Nxënësve për të kuptuar më mire me materialin mësimorë,gjithashtu  shembujt janë mbështetur në veprat më të mira të Artistëve Shqiptarë dhe Botrorë.

Fillimishtë në këtë Libër  mësojm Degët e Artit Figurative :
Vizatimi
Grafika
Piktura
Skulptura
Dizajni
-Elementet Figurative  : Hapësira
Forma
Vija
Ngjyrat

-Parimet Figurative :  Kompozicioni
Përpjestimi
Harmonia
Kontrasti

-Materialet dhe Teknikat : Lapsi, Akuareli, Fllomasteri, Pasteli , Pastelina,Kollazhi

– Ateleja Personale e nxënësit
-Galeria e Arteve
-Fjalorthi
-Pytēsori

Punëdore

Lënda  punëdore përmban këto kategori : Trafiku (Trafiku I vendit tim,njohja me rregullat e trafikut ,zbatimi I rregullave të trafikut ) ,ambienti (zhvillimi i raportit të drejtë ndaj ambientit ,rregullat e ruajtjes së ambientit jetësor) shëndeti (kujdesi ndaj shëndetit).                                                                               Teste vlerësuese kohë pas kohe .

Matematika

Lënda e matematikës përmban këto kategori  numrat nga 1(një) deri  në (100) njëqind,bashkësitë dhe realcionet, aritmetika dhe algjebra  , gjeometria dhe matjet (orientimi ,format gjeometrike , matjet),përpunimi i të dhënave

Edukata fizike, sportet dhe shëndeti

Edukata fizike dhe sportive për klasen e 2-të permban disa gjera me

konkrete qe perkasin lojrave dhe aktivitetve te ndryshme per nxënesit e kësaj moshe.

Libri permaban edhe ilustrime me fotografi qe ju ndihmon shum nxënsve per ta kuptuar me mire materialin mesimore.

Fillimisht ne kete libër mësojm pjeset kryesore te trupit, si qarkullon gjaku ,organet e frymëmarrjes pastaj

  • Mbajtjen e drejt të  trupit
  • Lëvizjet natyrore
  • Kërcimet
  • Ngritjet dhe zvarritjet
  • Hedhjet dhe kapjet
  • Tërheqja dhe shtytja
  • Ngritja dhe bartja
  • Akrobaci
  • Manipulimet dhe rekuizita
  • Aktivitete ne ujë
  • Aktivitet mbi bore
  • Poligoni
  • Ushtrime rreshimi
  • Rekuizitat që  arsimtari mund t’I sigurojë
  • Veshmbathja për edukatën fizike
  • Pikniqet

Jeta dhe puna

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Gjuhët dhe komunikimi

Lënda Gjuha shqipe 3, ashtu si parashihet në programin e ri, synon që të realizojë standardet e mësimit të gjuhës shqipe dhe t’u mësojë nxënësve të klasës së tretë gjuhën shqipe, për të komunikuar sa më mirë, më bukur e më lehtësisht, me gojë e me shkrim në situata të ndryshme
Përmban këto kategori
Të dëgjuarit dhe të folurit ( Kulturë e të dëgjuarit dhe të folurit , kulturë e të lexuarit , kulturë e të shkruarit ) ,
Të lexuarit ( tekste letrare dhe joletrare) ,
Të shkruarit  ( njohuri gjuhësore ) dhe orë në dispoziocion të mësimdhënësit    ,
Teste vlerësuese kohë pas kohe

Artet

Edukata Figurative për Klasën e III-të është përpiluar duke u bazuar në standardet e programit të ri mësimor.

Këtu qartësohen kuptimet e shprehjeve Trajtat Natyrore dhe  Trajtat Artistike .
Ato zbërthehen me fjalë të kuptueshme dhe me shembuj te pershtatshem Ilustriv.
Pastaj percaktohen degzimet themelore te Artit Figurativ
(Piktura,grafika,skulptura….)
Si dhe ato te Artit Aplikativ
(  Qeramika ,tekstili,dizajni…)
Rendesi ketu I kushtohet Rolit te Ngjyrave ne Pikture, me shembuj Konkrete ne disa gjini Figurative.
Ne vijim , jane parashturar dhe Veglat , Materialet dhe Teknikat e domosdoshme per krijimin e veprave artistike:
lapsi,brusha ,gersheret,fllomasteri,pastel,pastelina,akuareli,kollazhi,mozaiku.

Per te Nxitur dashurin e nxenesit ndaj Arteve Pamore, jane dhene edhe dy kapituj shum te rendesishem me emertimet : Vizitie Galerise se Arteve e Kosoves.

– Çfare jane trajtat natyrore

-Çfare jane trajtat Artistike

-Degezimet e Artit Figurativ

-Degezimet e Artit Aplikativ

-Elementet dhe parimet Figurative

-Roli I ngjyres ne Pikture

-Veglat, materialet dhe teknikat

Punëdore

Bëhet fjalë për arsimimin e shkathtësive jetësore, mësimi që është i orientuar drejt përvetësimit të shkathtësive jetësore duhet të bazohet në metodat dhe qasjet aktive që u mundësojnë fëmijëve të mësojnë përmes përvojës, duke i zbatuar këto shkathtësi.
Lënda Punëdore përmban këto kategori :
Puna me letër dhe karton  , Materialet dhe përpunimi I tyre ( Leshi , pambuku , materialet sintetike ) , Qepja ( matja , prerja , qepja ) , Prodhimet bujqesore ( drithërat , frutat , perimet ) , Njohja dhe rreziqet ( rreziku nga zjarri , tensioni I rrymës , lartrësia etj.) , Ndotja e mjedisit dhe zhurma ( zhurmat e prodhuara nga proceset teknologjike , zhurmat e prodhuara nga njerëzit )  , Teste vlerësuese

Matematika

Matematika 3 është hartuar në mënyrë të tillë që metodat e mësimdhënies të bëjnë të mundur kultivimin e shprehive të të menduarit kritik dhe të të nxënit bashkëveprues të nxënësve.
Lënda e matematikës përmban këto kategori  :
Bashkësitë dhe relacionet , Aritmetika dhe algjebra (numrat natyrorë nga 1-1000 , barazimet dhe jobarazimet )  , Gjeometria dhe matjet (drejtëzat , format gjeometrike , matjet )  Përpunimi I të dhënave , teste vlerësuese kohë pas kohë

Shkencat e natyrës

Lënda Njeriu dhe natyra ka per synim që nxënësit te fitojnë njohuri shkencore, ashtu si haset ajo në jetën e përditshm ,  është bërë me qëllim që nxënësi t’i realizojë praktikisht temat teorike dhe të krijohen tek ai shprehi praktike për jetën e përditshme. Nxënësit i kërkohet që ta kryejë vetë eksperimentin dhe të bindet në atë çka i sugjeron materiali teorik.
Lënda Njeriu dhe natyra përmban këto kategori :
Qeniet e gjalla dhe proceset jetësore ( bimët  , kafshët , karakteristikat e qenieve të gjalla )  ,
Lënda dhe energjia ( lënda dhe vetit e saj ) ,
Proceset fizike ( forca dhe lëvizja , elektriciteti , drita )
Toka dhe gjithësia ( planetet , satelitet , rrethina ime ) ,
Teste vlerësuese kohë pas kohe

Shoqëria dhe mjedisi

Lënda e edukatës qytetare synon: që t’u japë nxënësve njohuri dhe t’i ndihmojë të zhvillojnë aftësitë intelektuale, të domosdoshme për të kuptuar, analizuar e për të ndikuar në politikat sociale dhe mënyrat e zbatimit të tyre. Të zhvillojë aftësitë e pjesëmarrjes qytetare të nxënësve dhe përfshirjen e tyre të vetëdijshme dhe të kualifikuar në zgjidhjen e problemeve të komunitetit. Të zhvillojë përkushtimin qytetar në respektimin e vlerave dhe parimeve demokratike, të domosdoshme për bashkëjetesë në një shoqëri demokratike.
Lënda e edukatës qytetare përmban këto kategori  :
Zhvillimi individual dhe identiteti ( identiteti , rritja dhe ndryshimi , siguria dhe mbrojta )
Grupet dhe institucionet ( familja dhe shkolla ) , Kultura ( gjuha dhe komunikimi , vlerat dhe besimet ) , Koha dhe ndryshimet  , Teste vlerësuese

Edukata fzike, sportet dhe shëndeti

Edukata fizike dhe sportive për klasen e 3-të  për shkollën fillore përmban shkurtimisht Atletiken, Gjimnastiken sportive dhe ritmike dhe aktivitetet tjera sportive:Lëvizjet natyrore

Tek levizjet natyrore jan ecjet vrapimet me lojëra elementare,kërcimet,lorjat elemtare,hedhjet(pasimet)dhe kapjet,ngritja dhe bartja ,terheqja dhe shtytja,zvarritja dhe varjet.

Atletika:

Gjimnastika sportive dhe ritmike  :

Aktivitetet tjera sportive

Atletika mesojm hedhjet,manipulimet me rekuizita,ushtrime formimi dhe lorjat elementare me rrathë,ushtrime formimi dhe lojërat elemtare me shkopinj.

Tek aktivitete tjera sportive kemi: dimerimi ,verimi dhe ushtrime rreshtimi

Jeta dhe puna

Lënda Njeriu dhe natyra ka per synim që nxënësit te fitojnë njohuri shkencore, ashtu si haset ajo në jetën e përditshm ,  është bërë me qëllim që nxënësi t’i realizojë praktikisht temat teorike dhe të krijohen tek ai shprehi praktike për jetën e përditshme. Nxënësit i kërkohet që ta kryejë vetë eksperimentin dhe të bindet në atë çka i sugjeron materiali teorik.
Lënda Njeriu dhe natyra përmban këto kategori :
Qeniet e gjalla dhe proceset jetësore ( bimët  , kafshët , karakteristikat e qenieve të gjalla )  ,
Lënda dhe energjia ( lënda dhe vetit e saj ) ,
Proceset fizike ( forca dhe lëvizja , elektriciteti , drita )
Toka dhe gjithësia ( planetet , satelitet , rrethina ime ) ,
Teste vlerësuese kohë pas kohe

Gjuhët dhe komunikimi

Lënda Gjuhë shqipe përmban këto kategori

Gjuhë e folur ( kulturë e të dëgjuarit dhe të folurit – në klasë , në familje , bidesa te xhiruara , lojëra sporti dhe profesioni etj.) , Lexim ( Krijimtari letrare dhe joletrare – tregime , romane , tekste popullarizuesë , fjale të urta etj .) , Gjuhë e shkruar ( kulturë shkrimi dhe leximi – shkrim të eseve , shkrime të mendimeve të veta , ngjarje nga jeta etj , ) , Njohuri rreth gjuhës ( emrat , mbiemrat , përemrat , lidhëzat , rrethanori etj . ) . Teste për njësitë e mësuara .

Artet

Edukata Figurative e klases se IV-të synon te jete nje nga botimet me udherrefyese ne arritjen e qellimeve te papashtruara sipas planit dhe programit mesimore te klases se katert.
Permes Kategorive baze fillon degezimi I termave msimore .

Ketu vihet permbledhja e matshme e njesive mesimoe puna praktike kerkimore dhe forma nxitese.

Ilustrimet dhe riprodhimet e tjera artisktike kan rol te fuqishem ne konkretizimin bashkohor te curive figurative.

– Hapesira si teresi

– Format ne natyre dhe ne krijime

– Vijat ne rrethin tone

– Efektet me Tush

– Ngjyrat ne rrethin tone

-Kontrasti me Drite-Hije

– Veqorite Figurative

– Komunikimi

-Galeria Juaj

Punëdore

Lënda  punëdore përmban këto kategor:Trafiku (rregullat e sjelljes së këmbësorit në trafik ) shenjat e komunikacionit.   Prodhimet bujqësore (Teknologjia e prodhimeve bujqësore ) Teknologjia e materialeve ndërtimore (druri  në ndërtimtari  ) gruri,rëra dhe zhavori . Pajisjet teknike (përdorimi I pajisjeve shtëpiake ) Modelimi me materiale  (qepja ,thurja).                                                                                     Tekonologjia e përpunimit  të qumështit  ( qumështi  ,kosi, djathi ,gjalpi ).                                                       Teste vlerësuese kohë pas kohe .

Matematika

Lënda e matematikës përmban këto kategori:  Bashkësitë(bashkësia dhe elementi ,simbolet ,mohimi i ndonjë vetie) Relacionet ( çiftimi I elementeve të dy bashkësive ) Numrat natyrorë deri në 10000 (numrat natyrorë deri në në 10000 ;veprimet e mbledhjes ,zbritjes ,shumëzimit dhe pjesëtimit ,krahasimi dhe renditja e tyre (përsëritja dhe përforcimi I njohurive nga klasët paraprake ) Numrat natyrorë deri në 10000.Kuptimi,shkrimi dhe leximi I numërorëve deri në 10000;krahasimi dhe renditja e tyre .Numërori i rregulltë dhe I zbërthyer (sipas mijësheve,qindëshve  ,dhjetësheve e njësheve ) Veprimet me numra prej 1-10000 dhe vetitë e veprimeve  . Barazimet dhe jobarazimet ,(ekuacionet dhe inekuacionet e formës) . Thyesa -,numrat racionalë .Thyesat si pjesë të barabarta të tërësisë;thyesat më të vogla dhe më të mëdha se një ;thyesat që paraqesin të një njëjtin numër,krahasimi thyesave ( me emërues të njëjtë; me numërues të njëjtë ) Drejtëzat  – Segmenti,drejtëza ,gjysmëdrejtëza ; drejtëzatpingule dhe paralele.  Pozita reciproke e dy drejtëzave . Format gjeometrike .Matjet( matja e gjatësisë së segmenteve ,njësitë për matjen e masave ,njësitë për matjen e lëngjeve ,njësitë për matjen e kohës  ,të hollat (monedhat ,euro,centi )   Pëpunimi i të dhënave  

Teste vlerësuese kohë pas kohe

Shkencat e natyrës

Lënda  Njeriu dhe natyra përmban këto kategori :

Të njohim rrethinën tonë ( rrethina ime , matja e gjatësisë dhe kohës , skica , plani dhe harta ) ,
Ajri është I domosdoshëm për jetë ( atmosfera e tokës dhe ajrit ) , Uji është burim I jetës ( matja e lëngjëve , qarkullimi I ujit në natyrë ) , Trupat në natyrë dhe vetitë e tyre ( lënda dhe vetit e saj , shendrrimi , forca dhe levizja ) , Njeriu dhe qëniet e gjalla (karakteristikat e qenieve të gjalla , bimët , kafshët ) , Njeriu zbulon fshehtësitë e natyrës ( makinat e përbëra , burimet e energjisë , globi I tokës ) , Teste vlerësues

Shoqëria dhe mjedisi

Lënda Edukatë qytetare përmban këto kategori :

Zhvillimi individual dhe identiteti ( shëndeti ) , Qeverisja dhe qytetaria ( ligji ) , Të drejtat dhe përgjegjësitë ( liritë dhe të drejtat e njeriut-fëmijës ) , Ekonomia dhe teknologjia ( puna , prodhimi dhe konsumi ) , Kultura ( kujdesi për mjedisin ) , Koha ndryshimet  ( ndryshimet në natyrë dhe në shoqëri ) , Teste për njësitë e mësuara

Edukata fzike, sportet dhe shëndeti

Edukata fizike dhe sportive për klasen e 4-të  për shkollën fillore përmban shkurtimisht disa sporte individuale dhe disa sporte kolektive:

  • Levizjet natyrore
  • Lojrat sportive

-Levizjet natyrore

Lojërat që ndikojnë në zhvillimin e shpejtësisë

Lojërat për ndikim në zhvillimin e shkathtësisë

Lojërat  me ndikim në zhvillimin e forces

Lojërat ne ndikim në zhvillimin e shqisave

Atletikë

Kompleksi I ushtrimeve te formimit

Gjimnastika sportive dhe ritmike

-Lojërat sportive

Basketboll

Hendboll

Volejboll

Futboll

Tenis

Aktivitete ne ujë

Aktvitete ne bore

Jeta dhe Puna

Toggle content goes here, click edit button to change this text.

Gjuhët dhe komunikimi

Gjuha është element kryesor i identitetit individual dhe përbën një nga tiparet themelore të një kombi.  Mësimi i gjuhës është proces i cili asnjëherë nuk përfundon, prandaj edhe kërkon përkushtim të madh, sepse  ka peshë të veçantë, sidomos në shkollë ngase kryen funksion të dyfishtë: si lëndë kryesore mësimore dhe si gjuhë mësimore për lëndët e tjera shkollore.  Mësimi i gjuhës në shkollë  synim kryesor ka krijimin e vetëdijes për përvetësimin e saj gradual, për rëndësinë dhe peshën e saj, duke kuptuar se përmes gjuhës krijohen dhe përcillen mesazhe dhe nocione themelore për kuptimin e vetvetes e botës shoqërore si dhe ndikimin e fuqishëm që luan ajo në zhvillimin e gjithanshëm të individit, si në fushën emocionale, intelektuale, ashtu edhe në atë sociale e fizike. Programi i gjuhës shqipe për klasën e pestë është konceptuar, jo vetëm si vazhdimësi e  programeve të klasave paraprake, jo vetëm si përfundim i mësimit të gjuhës për shkollën fillore, por kryesisht si konceptim e lidhje me programin e klasës së gjashtë të shkollës së mesme të ulët. Programi i gjuhës për këtë klasë është organizuar përmes këtyre shkathtësive të komunikimit: dëgjimit, të folurit, leximit dhe shkrimit brenda të cilave janë vendosur tërësitë tematike e në kuadër të tyre përmbajtjet programore dhe rezultatet e pritshme. Përvetësimi dhe sistemimi i njohurive kryesore për sistemin e gjuhës shqipe, për tekstet letrare e tekstet joletrare, për zbatimin e rregullave të komunikimit, për kulturën e afrimitetit me të tjerët, për formimin e kulturës së përgjithshme  individuale etj., janë disa nga kërkesat themelore të këtij programi që ndikojnë dhe bëjnë të mundshëm zhvillimin dhe ngritjen e individit.

Matematika

Në kuptimin më të përgjithshëm mësimi i matematikës i kushtohet  njohjes më të saktë të botës në të cilën jetojmë. Duke mësuar matematikën, individi aftësohet për një perceptim më real të fenomeneve që e rrethojnë atë dhe njëkohësisht aftësohet që më me lehtësi të arrijë në përfundime logjike për të zgjidhur edhe shumë probleme jetësore e shoqërore. Prandaj, lënda e matematikës është ndër lëndët e arsimimit të përgjithshëm në shkollën fillore, me detyra të shumëfishta arsimore-informative dhe edukative. Nxënësi në klasën e katërt ka arritur një shkallë më të gjerë njohurish lidhur me kuptimet themelore të matematikës  (si p.sh., kuptimin e  bashkësisë, nënbashkësisë, shoqërimit një për një) si dhe të dallojë figurat dhe format gjeometrike nga sipërfaqet përkatëse. Në klasën e pestë  do të duhej që shkallë-shkallë të zgjerohen njohuritë e nxënësve nga klasa e katërt posaçërisht nga aritmetika dhe gjeometria si dhe në mënyrë të vazhdueshme t’i kushtohet rëndësi zgjidhjes së problemeve praktike me të cilat ndeshemi në jetën e përditshme. Do të duhej të zgjedhen ushtrime ku kërkohet shkathtësi më e madhe mendore. Sikurse në klasën e katërt duhet të ekzistojë synimi i mësimdhënësve të zhvillojnë aftësitë tek nxënësit për të vërejtur  ngjashmëritë dhe dallimet në forma dhe raporte si dhe aftësitë për të kryer matje dhe për të bërë krahasimet e rezultateve. Duhet të nxitet kureshtja për punë të pavarur dhe kreative. Do të duhej që me një synim të vazhdueshëm të shkohej drejt një ngritjeje të saktësisë të nxënësve kur është fjala për veprimet matematikore me numrat dhe thyesat. Për të arritur të gjitha këto do të duhej që mësimdhënësi të zgjedhë teknikat e përshtatshme të mësimdhënies.

Shoqëria dhe mjedisi

Përmbajtjet programore që do të zhvillohen në klasën e pestë nga lënda edukatë qytetare janë në të vërtetë vazhdimësi dhe thellim i përmbajtjeve programore që janë zhvilluar me herët nga kjo lendë. Nxënësit do të informohen lidhur me organizimin e klubeve, shoqatave, organizatave joqeveritare  si dhe institucioneve.Në kategorinë Qeverisja dhe Qytetaria  përqendrimi do të bëhet kryesisht në nënkategorinë që i kushtohet edukimit medial. Nxënësit do të njihen me forma të ndryshme të edukimit medial si dhe rëndësinë e mediave për demokratizimin e shoqërisë. Ndërsa, nga kategoria Ekonomia dhe Teknologjia, nxënësit do të mësojnë për rëndësinë e shkencës dhe të teknologjisë në zhvillimin dhe në përparimin e shoqërisë. Kategoria Kultura  klasën e pestë përfaqësohet me nënkategorinë komunikimi ndërkulturor. Rëndësia e komunikimit ndërkulturor në shoqërinë bashkëkohore është e shumëfishtë, veçmas për edukimin e fëmijëve në një shoqëri në tranzicion siç është Kosova sot. Përmbajtjet programore që do të zhvillohen në këtë program do të jenë në harmoni me mundësitë dhe kapacitetet intelektuale të nxënësve të kësaj moshe.

Historia

Historia e klasës së 5-tëpërshkollenfillorepermbanshkurtimishtngjarjetdhepersonalitetetmëtërëndësishmehistorikeqëngapellazgëtdheilirët e derinëditët e sotme.Libripërmbanëilustrimeautentikedhekanjëfjalorth,Icili u ndihmonnxënësvepërtëkuptuarmë mire materialinmësimor.Gjithashtukarubrikat me fakte,ngjarjetërëndësishmedhetëbisedojmësëbashku.Mëposhtëjanëparaqiturkapitujtënëpërtëcilatjanëklasifikuarmësimet.

Kapitulli I:Historia e lashtë/Iliria

KapitulliII:Historia e Mesjetës/Arbëria

KapitulliIII:Historia e kohëssë re/Epoka e GjergjKastriotit-Skenderbeu

KapitulliIV:RilindjaKombëtareShqiptare

Kapitulli V:Shqiptarëtgjatëviteve 1912-1945

KapitulliVl:Kosova pas LuftëssëDytëBotërore

Artet

Eduaka Figurative e Klases se V-të eshte perpiluar ne perputhje te plote me kurrikulen e aprovuar nga Ministira e Arsimit, e Shkences dhe e Tknologjise e Republikes se Kosoves .

Libri permban nenkategorite me renditje te njejte sikurse plani dhe programi.

Pjeseve tekstuale, si perspektiva ne hapsire,forma,figuracione,vijat,ngjyrat,materialet tredimensionale,veqorite e artit figurative dhe ne fund pershkrimi figurative.

Ne fund te njesive mesimore gjenden: fjalori I fjaleve te panjohuara , detyrat, ushtrimet,fushat e zbrazeta te kufizuara .

– Perspektiva ne hapsire

-Trajta,forma dhe Figuracione

-Vijat

-Ngjyrat

-Puna me material Tredimensionlae

– Komponetet Figurative

– Vecorite e artit figurative

– Pershkrimi Figurativ

-Fjalorth I shprehjeve ne artet pamore

Lënda puna e dorës kombinon punën e dorës me atë mendore duke bërë që të rritet aftësia krijuese, kurioziteti, marrja e përgjegjësive dhe aftësia për të zgjidhur problemet te nxënësit. Punimi i realizuar nga nxënësit fillon me idenë dhe përfundon me produktin e gatshëm. Punimi me tekstil, dru apo metal ose material tjetër, ka për qëllim t’u rrisë nxënësve besimin në aftësitë e tyre dhe t’i përgatisë ata për të menaxhuar punët e përditshme në jetë. Lënda punë dore ka si qëllim të njohë nxënësit me vlerat estetike si dhe t’u mësojë atyre se përzgjedhja e materialit, përpunimi dhe montimi ndikojnë në funksionimin dhe në jetëgjatësinë e prodhimit. Kjo lëndë ofron njohuri për problemet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe ruajtjen e tij si dhe rëndësinë e menaxhimit të mirë të burimeve materiale. Nga një këndvështim më i gjerë kjo lëndë synon t’i ruajë traditat e punës së dorës (artizanale) në kultura të ndryshme.    Punë dore për klasën e pestë ka të bëjë me përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive të nevojshme nga fusha e vizatimit teknik, teknologjia e materialeve ndërtimore, përdorimi i pajisjeve teknike, shkathtësitë e të punuarit, teknologjia e prodhimeve bujqësore, trafiku dhe teknologjia e informimit dhe komunikimit që parashihen për këtë nivel. Teknologjia e prodhimeve bujqësore përfshin të kuptuarit dhe përdorimin e proceseve të sigurta dhe të besueshme për prodhimin, përgatitjen, prezantimin dhe ruajtjen e ushqimit, si dhe zhvillimin, paketimin dhe marketingun e ushqimeve.Përdorimi i pajisjeve teknike përfshin diturinë për përdorimin e pajisjeve teknike, funksionimin e tyre, si dhe kujdesin për mirëmbajtje dhe mbrojtje gjatë punës me to.Teknologjia e materialeve ndërtimore përfshin identifikimin, përdorimin dhe zhvillimin e materialeve për arritjen e rezultateve të dëshiruara. Kjo nënkupton dituritë për sasitë dhe përshtatshmërinë e materialeve ndërtimore, si argjila, gjipsi, çimentoja dhe stiropori, si dhe për procesin për përpunimin e tyre.Vizatimi dhe grafikat janë gjithashtu thelbësore për praktikat teknologjike për përcaktimin dhe sqarimin e ideve dhe zgjidhjeve të propozuara.Trafiku ka të bëjë me njohjen e pjesëve përbërëse të biçikletës si dhe njohuritë dhe zbatimin e rregullave të biçiklistit në praktikë.

Punëdore

Lënda puna e dorës kombinon punën e dorës me atë mendore duke bërë që të rritet aftësia krijuese, kurioziteti, marrja e përgjegjësive dhe aftësia për të zgjidhur problemet te nxënësit. Punimi i realizuar nga nxënësit fillon me idenë dhe përfundon me produktin e gatshëm. Punimi me tekstil, dru apo metal ose material tjetër, ka për qëllim t’u rrisë nxënësve besimin në aftësitë e tyre dhe t’i përgatisë ata për të menaxhuar punët e përditshme në jetë. Lënda punë dore ka si qëllim të njohë nxënësit me vlerat estetike si dhe t’u mësojë atyre se përzgjedhja e materialit, përpunimi dhe montimi ndikojnë në funksionimin dhe në jetëgjatësinë e prodhimit. Kjo lëndë ofron njohuri për problemet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe ruajtjen e tij si dhe rëndësinë e menaxhimit të mirë të burimeve materiale. Nga një këndvështim më i gjerë kjo lëndë synon t’i ruajë traditat e punës së dorës (artizanale) në kultura të ndryshme.    Punë dore për klasën e pestë ka të bëjë me përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive të nevojshme nga fusha e vizatimit teknik, teknologjia e materialeve ndërtimore, përdorimi i pajisjeve teknike, shkathtësitë e të punuarit, teknologjia e prodhimeve bujqësore, trafiku dhe teknologjia e informimit dhe komunikimit që parashihen për këtë nivel. Teknologjia e prodhimeve bujqësore përfshin të kuptuarit dhe përdorimin e proceseve të sigurta dhe të besueshme për prodhimin, përgatitjen, prezantimin dhe ruajtjen e ushqimit, si dhe zhvillimin, paketimin dhe marketingun e ushqimeve.Përdorimi i pajisjeve teknike përfshin diturinë për përdorimin e pajisjeve teknike, funksionimin e tyre, si dhe kujdesin për mirëmbajtje dhe mbrojtje gjatë punës me to.Teknologjia e materialeve ndërtimore përfshin identifikimin, përdorimin dhe zhvillimin e materialeve për arritjen e rezultateve të dëshiruara. Kjo nënkupton dituritë për sasitë dhe përshtatshmërinë e materialeve ndërtimore, si argjila, gjipsi, çimentoja dhe stiropori, si dhe për procesin për përpunimin e tyre.Vizatimi dhe grafikat janë gjithashtu thelbësore për praktikat teknologjike për përcaktimin dhe sqarimin e ideve dhe zgjidhjeve të propozuara.Trafiku ka të bëjë me njohjen e pjesëve përbërëse të biçikletës si dhe njohuritë dhe zbatimin e rregullave të biçiklistit në praktikë.

Edukata fzike, sportet dhe shëndeti

Edukata fizike dhe sportive për klasen e 5-të  për shkollën fillore përmban shkurtimisht disa sporte individuale dhe disa sporte kolektive:

  • Atletikë
  • Gjimnastika sportive
  • Ushtrimet e formimit
  • Hendboll
  • Basketboll
  • Futboll
  • Volejboll
  • Pingpong
  • Verimi dhe noti
  • Dimerimi dhe sporti me ski
  • Pikniku

Jeta dhe puna