fbpx

Info

Niveli i mesëm i lartë (klasa 10-12)

Niveli i mesëm i lartë në shkollën Zenit ligjëron në drejtimin:

 

  • Drejtimin e shkencave natyrore

 

Zenit ofron mundësinë e organizimit të procesit mësimor sipas standardeve më të larta, mundësi kjo që ofron objekti i shkollës i ndërtuar për të plotësuar të gjitha kërkesat për mësimdhënie e mësimnxënie bashkohore me nxënësin në qendër. Shkolla posedon pishinë gjysëmolimpike, fushë  sportive të brendshme dhe të jashtme, bibliotekë, kuzhinë moderne, labarator për shkencat natyrore(biologji, fizikë e kimi), sallë të teknologjisë, kënde leximi dhe kënde tjera për aktivitete mësimore kurrikulare dhe extrakurrikulare.

 

Në shkollën tonë mësimdhënia nuk është veç profesion por edhe msion. Ne kujdesemi që nxënësit tonë jo vetëm të pajisen me njohuritë që kërkon planprogrami mësimor por edhe të jenë të edukuar e të bëhen qytetarë të ndershëm e të dobishëm për shoqërinë, të fitojnë shkathtësitë e shekullit XXI, të jenë të përgaditur për vazhdim të studimeve brenda dhe jashtë vendit për të qenë konkurent si në tregun vendor ashtu edhe në tregun global të punës.