fbpx

Drama

Drama për fëmijë dhe adoleshent është një formë për tu njohur më mirë me veten, me të tjerët dhe me njerëzit e ndryshëm. Drama zhvillon njohjen e vetes, së trupit dhe shpirtit dhe ndihmon që njeriu të kuptojë arsyet e veprimeve të ndryshme të vetes dhe të njerëzve. Duke analizuar situata dhe karaktere nëpërmes lojrave teatrore zbulohen mënyra të ndryshme të të vepruarit.

Klubi i dramës në shkollën tonë mbahet një herë në javë. Brenda një ore bëjmë aktivitete, lojëra e ushtrime për të zhvilluar aftësitë e aktrimit, qëndrimit në skenë, të folurit të pastër, dëgjimit, koncentrimit dhe bashkëpunimit në grup.
Këto ushtrime u ndihmojnë nxënësve edhe në aktivitete të përditshme dhe shkollore.
Duke provuar, duke eksperimentuar , duke luajtur, por edhe shumë të koncentruar, “Aktorët” zbulojnë mënyra të ndryshme për tu shprehur dhe për të vepruar arsyeshëm në skenë. Nëpërmes skenave të vogla, improvizimeve, skeqeve dhe provave të skenave për shfaqjen përfundimtare nxënësit, apo “aktorët e rinj” përballen me emocione të ndryshme.

Duke u përballur me veten dhe me të tjerët nxënësit mund të zhvillohen dhe të largojnë frika dhe pasiguri.

Teatri dhe drama mundësojnë një zhvillim pozitiv tek nxënësit.