fbpx

Apliko Online – Zenit School

[rev_slider_vc alias=”apliko-online-2″]

Hapen aplikimet për vitin shkollor
2019/2020

Mirë se vini në Qendrën e Pranimit të shkollës sonë. Ju lutemi përdorni këtë formular për të aplikuar për pranimin e fëmijës tuaj në shkollën tonë. Ne kemi nevojë për informacion të plotë dhe të saktë për nxënësin, prandaj sigurohuni që të plotësoni të gjitha fushat.

















Duhet të jetë email e saktë





Zenit School hap konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2019/2020

 

 Niveli Fillor (Klasat 1-5)
 Niveli i Mesëm i Ulët (Klasat 6-9)
 Niveli i Mesëm i Lartë – Shkenca Natyrore (Klasat 10-12)

 

Duke respektuar rregullat e regjistrimit, ne ftojmë për aplikim fëmijët që:

 

 Janë të gatshëm të kontribuojnë në jetën studentore në shkollë.
 Janë të motivuar për të dëshmuar lidership, aftësi në shkencë, sport, art, dramë.
 Ndryshojnë komunitetin pozitivisht me praninë e tyre brenda dhe jashtë orës së mësimit.

 

Zenit School është themeluar në vitin 2009 në kampusin e ndërtuar në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës. Përgjat historisë së punës, Zeniti qëndron si një nga shkollat lidere në Kosovë, dhe vazhdon të ofrojë edukim stimulues gjithpërfshirës.

 

Zeniti është shkollë 12 vjeçare me qëndrim gjithëditorë. Fëmijtë tanë fillojnë aventurën nga mosha 6 vjeçare dhe vazhdojnë deri në diplomim të shkollës së mesme. Modeli ynë i edukimit është bashkëkohor, largëpamës e i hapur për mundësi të reja të mësimdhënies dhe të të mësuarit. Tradita vazhdon të jetë e rëndësishme, por vullneti për të bërë ndryshime inovative konfirmon misionin e shkollës.

Ne ofrojmë program të shkëlqyer në aktivitete te ndryshme dhe në sport duke iu mundësuar fëmijëve një hapësirë të mbrojtur ku ata do mund të identifikojnë aftësitë e tyre personale. Në planprogramin e shkollës përfshihen aktivitete ekstra-kurrikulare të organizuara brenda 25 klubeve të cilat mbahen çdo ditë siç janë: (Klubi i Kodimit, Klubi i Dramës, Dizajni Grafik, Makerspace, Klubi i Shkrimtarëve, Klubi i Pikturës, Klubi i Futbollit-Basketbollit-Volejbollit, Klubi i Vallëzimit, Klubi i Shkencëtarëve, Klubi i Shahut, MUN – Model United Nations, Gamers Club, Klubi i Notit në pishinën e shkollës, si dhe orët shtesë, gjuha angleze, gjermane, turke etj. Kujdesi për shëndetin fizik të fëmijës suaj është shumë i rëndësishmëm në Zenit. Falë pishinës gjysmë-olimpike, e vetmja në Kosovë, te ne noti nuk mbetet vetëm në teori. Nxënësit vijojnë orën e notit 2 herë në javë.

 

Ne mirëpresim fëmijë të talentuar dhe ofrojmë ndihmë financare (deri 100% të shkollimit).
Nëse jeni duke konsideruar që fëmiu juaj të vazhdojë shkollimin në Zenit, ju lusim të na vizitoni për të kuptuar eksperiencën që ne kemi ndërtuar.